Aktivitetet për "Ditën e Verës", përplasje Bashki-Polici
Aktivitetet e ndryshme të organizuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës për 'Ditën e Verës', kanë vënë përballë njëra-tjetrës Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake. Bashkia e Tiranës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit punonjësit e saj janë dhunuar dhe janë fyer nga FNSH-ja dhe Policia e Shtetit.Ndërsa e cilëson këtë rast si të paprecedentë, Bashkia e Tiranës i bën thirrje ministrit të brendshëm Saimir Tahiri të tërheqë urdhrin që lejon dhunimin e policëve bashkiakë.“Thirrje ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të antiligjit të kthejnë pas menjëherë urdhrin për të ushtruar dhunë e terror ndaj punonjësve tanë, të cilët janë në mbrojtje të ligjit, ndryshe ministri i Brendshëm dhe kryeministri do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia e Shtetit të dalë dalë mbi urdhrat partiakë pa qenë vonë” thuhet në njoftimin e Bashkisë.Gjithashtu përplasje ka pasur edhe mëngjesin e sotëm në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, ku punonjësit e bashkisë nuk janë lejuar për ngritjen e platformave festive.
Në një prononcim për “Ora News” drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi tha se Bashkia ka leje për ngritjen e pistës së vallëzimit."U bënë disa ditë që ne kemi shpallur axhendën e aktiviteteve tona. Kemi lajmëruar policinë e shtetit, kemi lajmëruar instancat përkatëse. Ajo që po ndodh këtu është se ne kemi parashikuar ngritjen e një skeme të dedikuar për kërcimin. Fëmijët e vegjël po presin që të instalohet skena por po na pengohet ku gjithçka është me leje. Ne kemi kërkuar organizatorët nga 4 ministritë që jo vetëm të vijnë në Bashkinë e Tiranës dhe të bëjnë procedurat e nevojshme legale dhe ligjore që parashikon për çdo ushtrim aktiviteti në hapësirat publike të qytetit po edhe I kemi propozuar që të bashkëpunojmë dhe të bashkërendojmë që këto gjëra të mos ndodhin. Jo vetëm që nuk kemi pasur asnjë përgjigje as formale dhe as informale por me prepotencë kjo punë vazhdon në kurriz të festës dhe kjo është fatkeqësi" tha Skënderi.PërplasjaGara se kush do t`i organizojë aktivitetet për “Ditën e Verës” prej disa ditësh ka përplasur Qeverinë dhe Bashkinë.Që nga zbukurimi i qyteteve e deri tek aktivitetet për të argëtuar qytetarët kanë sjellë mospërputhje të axhendave mes Qeverisë dhe Bashkisë. Tre ditë më parë, qeveria nëpërmjet angazhimit të 4 Ministrive publikoi një kalendar festimesh, ndërsa Bashkia e Tiranës ka kalendarin e vet të aktiviteve si në çdo vit festimi të kësaj dite.Ndërsa Bashkia ka publikuar një kalendar të veçantë festimesh në 14 mars, pa i marrë ekskulzivitetin qytetit të Elbasanit, ku është bërë traditë festimi i Ditës së Verës.