Dita e Verës "përzë" dimrin në Elbasan, politikanët i bashkohen festës pagane
Me mijera qytetare jane bere pjese e festimeve dhe organizimeve qe Bashkia Elbasan organizoi ne kuader te Dites se Veres. Kjo feste e veçante ne llojin e vet ka startuar në panairin e biznesit, paraden e karnavaleve ne Bulevardin kryesor te qytetit, e cila vijoi me pas edhe me aktivitete te shumta sportive e muzikore qe ne fakt kane nisur qe mbremjen e djeshme.



Pjese e festes, e cila eshte tradite per qytetin e Elbasanit kane qene edhe perfaqesuesit me te larte te qeverise, si dhe lider te forcave te ndryshme politike.
“Asgjë nuk është e lehtë por gjithçka është e mundur sepse unë ndihej një mbështetje shumë të madhe dhe një vetëdije se koha e tallavasë me financat dhe me paranë ka ikur dhe është koha për të përveshur mëngët dhe për t`i nxjerrë qoftë të ardhurat, qoftë edhe të ardhmen përmes punë” u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë eksluzive për “Ora News” nga qyteti i Elbasanit.Ai gjithashtu shprehu mbështetjen për sipërmarrjen private pasi sipas tij beteja kundër papunësisë është duke çliruar sipërmarrjen.
“Sigurisht që Elbasani është graviteti i ditës së verës dhe është kënaqësi të jesh në Elbasan në këtë ditë. Për mua ishtë kënaqësi e veçantë vizita në panair pasi dëgjova fjalë shumë inkurajuese nga sipërmarrës dhe kompani që lidhet me faktin që ka filluar të rritet konsumi si pasojë e uljes së taksave për 97 përqind të qytetarëve qoftë edhe për faktin që shumë njerëz kthehen nga emigracioni kanë filluar të ndërmarrin inisitaciva të reja në sipërmarrje duke dhënë edhe provën e sigurtë që sektori privat është sektori ku mund dhe do të krijohen vende të reja pune dhe lufta kundër papunësisë është një betejë për të çliruar sipërmarrjen dhe për të çliruar sa më shumë energji dhe talente në drejtim të nismave private” shtoi Rama.Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar panairin e përvitshëm të Ditës së Verës, nga ku ka përcjellë edhe mesazhin e urimit për qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë.




“Më vjen mirë që distanca fizike ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit nuk ka qenë kurrë më e shkurtër, më e vogël, sepse në fakt distanca shpirtërore midis Tiranës dhe Elbasanit thuajse nuk ekziston. Këtë e them si kryetar i Bashkisë së Tiranës, këtë e them si ish-kryedeputet i Elbasanit, e them në emër të qytetarisë së Elbasanit, e them në emër të qytetarisë së Tiranës.Dua të falënderoj qytetarinë elbasanase, të gjithë elbasanasit, në emrin tim dhe besoj edhe në emër të çdo shqiptari, për këtë traditë kaq të bukur që ia kanë dalë të mbajnë gjallë dhe që në Ditën e Verës rrezaton dhe përhapet nga Elbasani, nga zemra gjeografike e Shqipërisë anembanë qyteteve, fshatrave tona.I uroj nga Elbasani, çdo shqiptari: “Gëzuar Ditën e Verës, për shumë vjet gëzuar! Mbarësi dhe gëzim sjelltë kjo ditë për të gjithë ju!” – u shpreh Basha.Në Elbasan ishte sot edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta,ku vizitoi Panairin e hapur me rastin e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.
Në një prononcim për mediat Kryetari i Kuvendit, duke uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës, u shpreh se kjo ditë na fton për të qenë më optimist dhe më me besim tek e ardhmja.
“Ishte kënaqësi për të vizituar këtë panair kuptimplotë edhe shpresëdhënës në një ditë mjaft kuptimplotë dhe shpresëdhënëse për qytetarët e Elbasanit, por edhe të gjithë Shqipërisë, siç është Dita e Verës. Ndaj dua t’i uroj të gjithë gëzuar këtë ditë që na fton për të qenë më optimistë dhe më me besim tek e ardhmja”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.Sipas Metës, panairi dhe angazhimi i subjekteve për të ekspozuar mallrat dhe shërbimet e tyre është një tregues i qartë i hyrjes në një moment pozitiv të rritjes së besimit në të ardhmen e ekonomisë sonë dhe kapaciteteve tona, gjë që përkthehet në më shumë punësim dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë.
“Besoj se edhe vetë ky panair dhe vetë angazhimi i të gjithë subjekteve për të demonstruar prodhimet e tyre, shërbimet e tyre tregon se kemi hyrë në një moment pozitiv të rritjes së besimit në të ardhmen e ekonomisë sonë, në të ardhmen e kapaciteteve tona në mënyrë që të kemi më shumë mundësi për punësimin dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, theksoi në prononcimin e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.Embelsira tradicionale, ballokomja, muzika e zhanreve te ndryshme, kane qene pjesë e pandare e kesaj feste pagane, e cila lajmeron largimin e dimrit dhe mberritjen e stines se bukur te pranveres.Ndërkaq Presidenti Nishani ka zgjedhur rrjetin social faccebok për të ndarë urimin për Ditën e Verës me bashkëkombasit e tij. Përmes një mesazhi Nishani uron që kjo ditë të sjellë në çdo vatër shqiptare gëzim dhe paqe, sot e përherë.
“Dita e Verës, festa e bukur tradicionale për të gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, është kremtim i optimizmit dhe i shpresave që lindin me përtëritjen e natyrës.Kush më shumë e kush më pak, secili prej nesh ka nevojë për ngjyrat dhe tingujt pranverorë që populli ynë, qysh në lashtësi, i ka përjetuar këtë ditë. Urimi që lind natyrshëm në zemër të secilit prej nesh, është që Dita e Verës sjelltë në çdo vatër tonën gëzim dhe paqë sot e përherë. Gëzuar, të dashur bashkëkombës, këtë festë mbarëpopullore”uron Presidenti.Historia e 14 MarsitQe ne kohet antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Dites se Veres, ka qene ne qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit te dimrit, kjo feste ka krijuar tashme traditen e saj jo vetem tek banoret e qytetit te Elbasanit, por edhe ne qytete te tjera te vendit, vecanerisht ne Tirane.Zanafillen, "Dita e Veres" e ka ne faltoren Zana e Cermenikes, e ndertuar ne rrethinat e qytetit te Elbasanit, e cila ishte perendesha e gjuetise, pyjeve dhe e te gjithe natyres.Sipas gojedhenes, kjo zane dilte nga faltorja e vet diten e 14 marsit. E trasheguar brez pas brezi, kjo feste popullore eshte nje dite, e cila sot identifikon edhe vete qytetin e Elbasanit, i njohur ne Shqiperi per tradita te vecanta kulturore.