Rama në Paskuqan: Do heqim taksat për biznesin e vogël
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm kur Partia Socialiste të vijë në pushtet do të marrë masa konkrete për heqjen taksave për biznesin e vogël. Ky ka qenë angazhimi konkret i kruet të PS Edi Rama për biznesin e vogël.Ndërsa është njohur me shqetësimet dhe me situatën që po kalojnë disa sipërmarrës të vegjël në zonën e Paskuqanit në Tiranë, kreu i opozitës është shprehur se me për një rilindje shqiptare PS-ja është e vendosur të luftojë korrupisonin në të gjitha fushat, duke i dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë biznesit të vogël.Përfaqësues të biznesit të vogël në këtë zonë kanë folur për situatën e vështirë që po kalojnë në menaxhimin e biznesit të tyre dhe me vështirësë që hasin edhe me listat e gjata të borxheve nga qytetarëve.Për këto çështje kreu i PS është shprehur se partia që ai drejton do të angahohet konkretisht në marrjen e masave për tu kthyer dinjitetin bizneseve dhe qytetarëve përmes një taksimi të ndershëm progresiv dhe jo si po ndodh me taksën e sheshtë që po aplikohet nga qeveria Berisha.