Përmbytjet në Fier, përplasje Bashki-Prefekturë

Përmbytjet në qytetin e Fierit kanë shkaktuar përplasje përgjegjësish midis Prefekturës dhe Bashkisë.Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Vasil Ndreko akuzon bashkinë Fier për mungesë vëmendjeje ndaj problemeve të qytetarëve. Sipas Ndrekos ky institucion vjel taksat dhe është përgjegjës për ndërhyrje në  rastet e emergjencësNdërkohë Edmond Levanaj, kryetari i grupit të punës pranë bashkisë Fier ia kalon përgjegjësinë qeverisë. Sipas Levanaj përgjegjësia i takon qeverisë pasi rehabilitimi i lumit Gjanica kap shifrat e 35 milionë euro dhe bashkia nuk mund ta përballojë pasi nuk fonde të mjaftueshme.Që prej disa vitesh lumi Gjanica në Fier është kthyer në një rrezik për banorët për shkak të përmbytjeve ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të stabilizuar situatën.