Fundjavë e "bardhë" në Dajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2012, 13:23
Reshjet e shumta të shiut dhe borës nuk kanë sjellë vetëm probleme në vend. Një panoramë ndryshe na paraqitet fare pranë Tiranës.Të ndërthurura mjaft këndshëm natyra me peizazhin e saj magjik së bashku me borën e bëjnë një perlë të vërtetë malin e Dajtit për ta vizituar.Familjarë dhe grupe të rinjsh janë derdhur në drejtim të malit Dajtit për t'iu gëzuar borës së parë në qytetin e Tiranës, që ndryshe nga vitet e tjera ka mbërritur më shpejt tek ne.Një eksperiencë ëndrrimtare, për të shijuar borën e parë dhe kënaqësinë që vetëm nëna natyrë mund ta ofroj me kaq bujari, Dajti mbetet një destinacion për të mos u humbur, jo vetëm nga qytetarët e Tiranës, por nga të gjithë të apasionuarit e borës.