Muzeu Etnografik në Vlorë, aty ku vlerat dhe historia "fshihen" pas ndërtesave
Te gjesh vendodhjen e Muzeut Etnografik ne qytetin e Vlores eshte nje mision me vete. Mungesa e tabelave orientuese dhe vendodhja e tij e aneksuar, duket se jane shkaqet kryesore te cilat kane sjelle edhe nje tkurrje te numrit te vizitave ne kete institucion kulturor .Muzeu Etnografik eshte nje prej tre Muzeve te qytetit te Vlores, i cili sjell per te gjithe vizitoret ne menyre origjinale menyren e jeteses se te te pareve tane, kostumografine e deri te mjetet e punes se hekurit e gurit.Por edhe pse nje institucion i nje rendesie te veçante, per turistet apo vizioret e huaj, lokalizimi i vendodhjes se tij eshte thuajse i pamundur.Ky fakt pranohet edhe nga pergjegjesi i Muzeut, Bardhyl Osmani, i cili thekson se ka rene ndjeshem numri i vizitoreve dhe se potencial ngelen vetem shkollat e qytetit, qe zhvillojne oret e tyre mesimore .Ndertimet shumekateshe perpara tij i kane zene fushpamjen, ndersa vet Muzeu gjendet ne nje objekt gjysem te renuar ku asnje mjet orientues nuk lajmeron vendodhjen e tij.