Berat, "pushohet" lagjia ‘Kala’, mbeturinat mbizotërojnë në të gjithë hapësirën
Qyteti Muze i Beratit gjate ditevete fundit ka qene ne qender te mjaft delegacioneve te huaja, te cilat kerkojne te investojne ne kete qytet, ku qellimi i vetem eshte ndryshimi i panorames ne kete qytet dhe natyrisht promovimi i vlerave arkitekturore qe ka ky qytet.Por pertej çdo lloj interesi,madje edhe te qeverise shqiptare te cilet para pak ditesh kane qene te pranishem ne qytetin e Një mbi Një dritareve, deshira dhe perkujdesi per ti dhene shtyse kesaj nisme ne kete qytet duket se mungon.Lagjia “Kala”, simboli i ketij qyteti eshte zhytur mes mbeturinave dhe plehrave dhe askush nuk po nderhyn per ndryshimin e gjendjes. Sipas banoreve kjo situate vjen pasi mbledhja e mbeturinave ne kete zone nuk behet ne menyre te rregullt, e cila sjell edhe kete situate.Ne nje kohe qe sezoni turistik eshte ne prag te çeljes se tij, duket se Berati nuk ka shume per ti ofruar turisteve apo vizitoreve, perveç faktit qe keto mure shekullore kane perballuar sfida dhe beteja, por nuk mund te perballojne ate qe po ndodh sot, qe vjen si pasoje e neglizhences jo vetem nga pushteti vendor por dhe komuniteti i zones.