Jetesa në Fushë-Bulqizë,banorët: Qeveritë na kanë harruar që prej 24 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2014, 17:08
Banorët e fshatit "Shpella" në komunën Fushë Bulqizës te po ketij rrethi, shprehen se janë lënë jashtë vëmendjes së pushtetit vendor që prej pluralizmit. Ata thonë se në fshatin e tyre nuk është investuar në asnjë sektor, duke nisur nga uji i pijshëm, infrastruktura rrugore etj.Sipas banorëve të mbetur, për shkak të këtyre mungesave qindra banorë janë larguar në rrethe të tjera. Mungesa e rrugës automobilistike detyron banorët e ketij fshati që çdo gjë ta transportojnë me krah.Mungesa e ujit vaditës ka bërë që tokat e tyre të tjenë djerr, duke mos patur mundesi as per kultivimin e grurit, duke shenuar nje gjendje ekonomike mjerane per te gjithe banoret e zones.