"Fundi i një hasmërie", familjet Çuku e Kazma në Shkodër shtrijnë dorën e pajtimit
Pas 3 vitesh hasmeri, ku nuk kane munguar edhe tentativat per vrasje 2 familjet Çuku dhe Kazma ne qytetin e Shkodres, i kane shtrire doren e pajtimit njera-tjetres.Hasmëria dhe futja ne gjak e ketyre dy familjeve ka nisur ne vitin 2011, kohe kur nipi i Islam Kazmes plagosi me arme zjarri shtetasin Astrit Çuku. Pas negociatave te drejtuesve se Shoqates se Misionareve te Paqes dhe Pajtimit te gjaqeve 2 familjet kane rene dakort per pushimin e armiqesise mes tyre.Gjyshi i autorit te plagosjes se ndodhur rreth 3 vite ma pare, Islam Kazma, apeloi qe te gjitha familjet ne gjakmarrje te shtrijne doren e pajtimit.Familjet Kazmaj dhe Çuku, te dyja nga qyteti i Shkodres, ishin ne hasmeri njera me tjetren prej 3 vitesh pasi 29-vjeçari Ardjan Kazmaj me 21 Prill 2011 kishte plagosur rende me arme te ftohte 43-vjeçarin Astrit Çuku.Per ngjarjen e rende policia kishte arrestuar 29-vjeçarin Kazmaj, ndersa ky i fundit kishte vuajtur edhe denimin ne burgun e Shen Kollit, ndersa kishte pak dite qe ishte liruar nga burgu.Ky ishte shembulli me i mire per tu ndjekur nga familjet te cilat jane ne gjak,fenomen qe ka hedhur rrenje thelle ne veri te vendit e ne fakt eshte nje prej fenomeneve me negativ qe shenon komuniteti i asaj zone, ku me dhjetera te rinj e të reja jane te detyruar te ngujohen dhe te vuajne pasojat per ngjarje per te cilat ata nuk jane aspak pergjegjes.)