Urgjencat jashtë funksionit, deputetët i ankohen Ministrit: S'përballuan gripin
Sistemi i urgjencave nuk funkionon siç duhet. Të gjithë i referojnë raste në urgjencë, duke krijuar fluks të papërballueshëm. Ylli Ziçishti, deputet i PS tha se nga 200 urgjenca që mund të vijnë në pediatri, vetëm 6 prej tyre mund të shtrohen.Për këtë arsye, sipas Ziçishtit, duhet gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë që kur gripi të jetë në sezonin e tij të mos kemi situatën që kaluam.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, referoi situatën gripale. Ministri e quajti një situatë të normalizuar me tëndencë rënie të numrit të të prekurve.Ndërsa zgjidhja që do të bëjë Ministria e Shëndetësisë për muajt tetor-nëntor të këtij viti, kur viruset nisin qarkullimin do të ndyshojë kujdesi parësor. Në spitalet e mëdha nuk do të mungojnë mjekët edhe në turnin e tretë, ndërsa qëndrat shëndetësore do të qëndrojnë 24 ore të hapura.Ndërsa deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, kërkoi që shërbimi i infektivit të fuksionojë i ndarë. Kjo pa qenë nevoja për të pritur masterplanin e QSUT-së që ndër të tjera parashikon ndërtimin e urgjencës së kirurgjisë dhe ndërhyrje në shërbimin e sëmundjeve të brendshme.Përveç të tjerave, Tavo kërkoi vaksinim të përgjithshëm falas të personelit mjekësor.)