Artizanati në ditët e sotme, Lama: Punimet janë më të preferuara jashtë vendit
Punimet artizanale, e sidomos ato me dru vazhdojne te mbeten nje prej traditave me te hershme dhe me te preferuarat ne vendin tone.Hamit Lama,eshte nje prej drugdhendesve nga Kruja, i cili per dekada me rradhe ushtron kete zanat duke punuar me mjeshteri jo vetem simbolet e qytetit te tij plot histori,por nje sere portretesh te emrave te njohur, vegla muzikore e shume te tjera.Per vite me rradhe nuk e ka braktisur profesionin e tij,madje siç thote ai, vete tashme po ja le trashegimi femijeve te tij.Punimet e tij kane kapercyer kufinjte e Shqiperise, ku ne shumicen e rasteve jane pikerisht emigrantet te cilet terheqin keto vepra ,jo vetem si nje zgjedhje e mire per te kryer ndoshta nje dhurate, por per te marre me vete edhe nje copez te vendlindjes se tyre.Hamiti, eshte nje nga te paktet jo vetem ne Kruje, por ne gjithe vendin qe vazhdon te ushtroje zanatin e drugdhendesit, duke sfiduar kohen dhe ruajtur traditen.