Ishte dënuar me 10 vjet burg për trafik narkotikësh, arrrestohet Saimir Allaraj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2014, 22:08
Bie në prangat e policisë një person i shpallur në kërkim për trafik droge. Blutë e Sarandës arrestuan mbrëmjen e sotme në fshatin Rusan shtetasin, Saimir Allaraj, i dënuar me 10 vjet burg për shitje dhe prodhim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.Policia sqaron se para dy vitesh Allaraj ka tentuar të transportojë një sasi droge nga Lazarati në Delvinë përmes Malit të Sopotit, ku ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë e Gjirokastrës.Po sipas policisë, Allaraj ishte pjesëtar i një grupi trafikantësh nga Delvina.