Ndryshimet në ligjin e energjisë, Gjiknuri: Vitin tjetër duhet analizuar situata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2014, 15:35
Shtyhen ndryshimet për projektligjin e energjisë së rinovueshme deri në janar të 2015-ës. Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se situata energjitike në vend është në krizë dhe qeveria ka nevojë që të krijojë një panoramë të qartë për të bërë ndryshimet e duhura. Gjiknuri deklaroi se ndryshimet duhet të përfshijnë më shumë aspekte të energjisë.Deputeti, Genc Ruli, e kundërshtoi këtë fakt, duke u shprehur se qeveria nuk ka të qartë se çfarë duhet të ndryshojë.Shtyrja e ndryshimeve në këtë projektligj u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita abstenoi.)