Policia pranon dështimin në qarkullim, Çipa: Sinjalistika dhe vijëzimi, shkak i aksidenteve

Policia e Tiranës ka pranuar "dështimin" e saj, për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në kryeqytet.Gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin e njësisë bashkiake numër tre në kryeqytet, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se sinjalistika rrugore dhe vijëzimi i kryqëzimeve kryesore, janë një shqetësimi më i madh i policisë, çka ka shkaktuar dhe numrin më të lartë të aksidenteve në kryqytet.Drejtori i Policisë së kryeyqtetit shtoi më tej se duhet të krijohen ura komunikimi mes punonjësve të policisë dhe komunitetit. Kjo do të bënte të mundur, sipas tij, evidentimin e problematikave të ndryshme që prekin qytetarët.Bashkëbisedime të tilla mes komunitetit dhe punonjësve të policisë do të ndërmerren edhe në ditët në vijim, për rritjen e efikasitetit të policisë në uljen e kriminalitetit e jo vetëm, në vend.