Ahmetaj zbulon shifrën 30 mln dollarë gjoba “elektorale” ndaj biznesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2014, 15:33
30 milion dollarë është shifra e gjobave të vendosura ndaj biznesit në mënyrë të padrejtë gjatë periudhes së fushatës 2013. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, e ka zbardhur këtë shifër gjatë takimit me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë të vendit.Sipas Ministrit Ahmetaj, kjo shumë e gjobave të vendosura do ti falet bizneseve pasi i është vendosur padrejtësisht.Drafti i faljes së gjobave për këtë periudhë eshte miratuar nga qeveria dhe pritet të kaloje se shpejti në Kuvend. Ky vendim nuk përjashton pagesen e mases se tatimit, per të cilën bizneset jane gjobitur, apo edhe kamatvonesat e krijuara.)