Tragjedia në Lecco, i ati: Vrau tre vajzat e mia, nuk do ta fal kurrë

“Ishte një nënë e mirë, por unë as nuk mundem dhe as nuk dua ta kuptoj veprimin që ajo bëri”. Kështu ka deklaruar babai i tre vajzave të mitura që u vranë tre ditë më parë me thikë nga nëna e tyre në Lecco të Italisë.I sapo kthyer nga Shqipëria ku mori edhe lajmin tragjik, Bashkim Dobrushi në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se nuk do ta falë kurrë ish-bashkëshorten e tij."Ajo ishte një nënë e mirë, megjithatë ka vrarë fëmijët e mi. Unë kurrë nuk do ta fal atë”, u shpreh ish-bashkëshorti i nënës vrasëse dhe babai i Simonës, Keisit dhe Sidnit."Nuk mundem dhe as nuk dua ta kuptoj veprimin që ajo bëri”, thotë ai, sapo arriti në Lecco, një periferi jugore e Italisë, ku ka jetuar deri pak muaj më parë me familjen e tij.Bashkimi sapo ishte nisur për në Shqipëri me partneren e tij të re, një vajzë më të re në moshë se ai vetë, të cilën donte ta paraqiste në familjen e prindërve të tij.Ka qënë vëllai i tij, ai i cili e ka lajmëruar duke i thënë në telefon: "Duhet të kthehesh prapë, ka një problem dhe policia thotë se duhet të vish patjetër" i ështe drejtuar vëllai Bashkimit.Dhe pikërisht në atë moment ai e ka kuptuar menjëherë, siç tha dhe një mik i tij."Vajzat ? U ka ndodhur diçka vajzave të mia?", ka pyetur menjëherë."Vajzat e mia kanë qenë të mrekullueshme dhe Edlira ishte një nënë e mire. E mirë si të gjitha nënat. Edhe pse ne kemi patur shpesh grindje, edhe pse ne nuk ishin më bashkë, kurrë nuk e kam imagjinuar se ajo mund tu bënte keq vajzave të saj. . . Unë i takoja gjithmonë, pothuajse çdo ditë " rrëfen Bashkimi.Ndërkohë, Elira eshtë ende duke u kuruar për pasojat e plagëve në bark, që i janë shkaktuar gjatë përpjekjes për të kryer vetëvrasjen. Nëna vrasëse nuk ishte duke u trajtuar për çrregullime psikologjike dhe nuk kishte abuzuar me drogën apo ilaçet.Do të jenë psikiatrët, ata të cilët do të duhet të sqarojnë se përse ajo besonte se vajzat e saj ishin të destinuara për "një të ardhme të varfër dhe se do të punonin si prostituta".Ka ende shumë për të thënë, pasi pas vrasjes së trefishtë ajo është shprehur: "Unë bëra gjënë e duhur".)