Visho Ajazi nuk raporton dot, shumica kërkon të hyjë në kupolën e SHISH

Ndërkohë që Kreu i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, diskutonte për sigurinë kombëtare me  Presidentin, Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vend, në komisionin parlamentar të sigurisë, ai është bërë sërish mollë sherri.Pas dështimit për të marrë prej tij shpjegime dhe përgjigje të drejpërdrejta, për shkak të mungesës së çertifikatës së sigurisë, socialistët kanë hedhur një ide të re, ngritjen e një grupi kontrolli për të shkuar në trurin e shërbimit sekret shqiptare."Kemi lënë në mes një mes një seancë me kreun e SHISH, duam një përgjigje kur do të jetë ai në komision. Nëse kreu i SHISH nuk vjen në Komision, duke u bazuar në ligj, mund të shkojmë vetë në  institucionin e SHISH dhe të verifikojmë të gjitha pretendimet" tha deputeti i PS-së Piro Lutaj.“Kreut të SHISH nuk i është vënë afat për të ardhur në komision dhe nuk mund t'i kërkohet të vijë me urgjencë. Deputetët e shumicës vijnë në Komisionin e Sigurisë sa për të bërë zhurmë. Me kërkesën tuaj po kërkoni të nxisni anormalitetin" tha deputeti demokrat Flamur Noka.Por çështja e certifikatës së siguriseë, duket se e tejkalon debatin e ditës. Deputeti demokrat Astrit Patozi kërkoi ndryshime ligjore për praktiken e dhënies së certifikatës.Në mbledhjen e radhës, komisioni parlametar i sigurisë do të vendosë mbi grupin e kontrollit për SHISH.)