Shoqata e gjuetarëve në Shkodër, Mehmeti: Ministri Koka është keqinformuar mbi ligjin
Shoqata e gjuetareve ne Shkoder, nje nder te parat dhe me te medhate ne vend eshte kunder moratoriumit 2 vjeçar te gjuetise.Sekretari i kesaj Shoqate, Xhabir Mehmeti, thote se Ministri i Mjedisit eshte keqinformuar mbi situaten e gjuetise ne vend, pasi nese do te zbatoheshin ligjet qe jane dhe do te ndalohej gjuetia e paligjshme, nuk do te kishte patur asnje problem.Mehmeti shkon me tej kur akuzon ish-drejtues te larte te Ministrise se Mjedisit, te cilet sipas tij kane punuar kunder Shoqatave te ligjshme, e duke bashkepunuar me shoqeri turistike nga Italia apo vende te tjera.Sipas tij me kete moratorium shteti humb ne te njejten kohe edhe miliona leke nga taksat qe paguajne gjuetaret e rregullt, ku vetem ne Shkoder 900 anetaret e saj paguajne 2 milione leke te reja ne vit.Ne qarkun e Shkodres qarkullojne mbi 7 mije arme gjahu, por gjuetare te rregullt qe paguajne detyrimet financiare janë vetëm 900, çka tregon se pjesa derrmuese e gjuetareve e kryejne kete aktivitet ne menyre te paligjshme.