Historia e dhimbshme e 11-vjeçares, rrezikon të mbetet invalide
Është vetëm 11 vjeç dhe fati nuk ka përkrahur aspak pafajësinë fëminore të Denisës, e cila si pasojë e një sëmundje të rëndë rrezikon të ngelet përjetësisht në karrocë me rrota.Historia e dhimbshme është pjesë e familjes Xhajku, e përbërë nga 5 anëtarë, të cilët jetojnë vetëm me një pension invaliditeti të kryefamiljarit, Feritit. Prej 5 vitesh Denisa po sfidon sëmundjen dhe si të mos e përfill atë, udhëton çdo ditë 1.5 kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë, pavarësisht kushteve atmosferike.Familja Xhjaku jeton në komunën Melan të Dibrës dhe kushtet ekonomike në të cilat ndodhen nuk mundësojnë dhe nuk mbulojnë dot shpenzimet për ndërhyrje mjekësore.Prinderit e saj tregojne se i jane drejtuar edhe Komunes, por buxheti i saj nuk mundeson shumen e nevojshme qe nevojitet, ndaj dhe ne keto kushte kerkojne ndihme nga komuniteti.Dhimbja e prinderve te Denises shoqerohet çdo dite me veshtrimin e tyre ndaj bijes se tyre dhe kohen qe po iken, ku bashke me te edhe mundesite qe Denisa 11 vjeç jo vetem te ece me hapin e shokeve te saj, por perkundrazi dhe per fat te keq te ngujohet ne karrigen me rrota.