Shkodër,alarm fals për bombë pranë një banke në qendër të qytetit

Një alarm për bombë pranë filialit të një banke ka ngritur në këmbë blutë e Shkodrës.Ka qënë një telefonatë anonime në numrin e policisë së Shkodrës e cila ka theksuar se një pako e dyshimtë është vendosur pranë një banke në sheshin “2 Prilli” në qendër të qytetit.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe pasi kanë kontrolluar kanë gjetur vetëm një kuti me një aparat celular.Policia ka deklaruar se bëhej fjalë për një alarm fals ndërsa do të shihen edhe pamjet filmike të bankës për të identifikuar personin që ka lënë kutinë përpara bankës.