Gjykata shtyn vendimin për 19 gardianët e burgut të Drenovës, seanca me 13 mars
Ka vazhduar ne gjykaten e shkalles se pare ne Korçe gjykimi i 19 gardianeve te burgut te sigurise se larte te Drenoves, te akuzuar te gjithe per shperdorim detyre.Diten e sotme pala mbrojtese ka paraqitur konkluzionet perfundimtare per 4 te mbeturit nga seanca e kaluar dhe ne total per te 19, avokatet kane kerkuar pafajsi nga ana e gjykates.Mbrojtja e ka justifikuar pafajsine e gardianeve mbi tre çeshtje kryesore. Se pari faktin se punonjesit e kane pasur te pamundur te reagojne gjate arratisjes, pasi gjithçka kishte ndodhur ne nje hark kohor 4-5 minuta.Se dyti, punonjesit kane qene nen kercenimin e armes, çka do te thote se nje levizje e vogel do t’iu kushtonte atyre jeten. Dhe se treti, ne ambjentet e burgut sipas avokateve nuk ka asnje buton i cili do te sinjalizonte ate se çfare po ndodhte ne burg, qofte nepermjet sirenave apo dritave.Por gjate seaces se sotme doli ne pah dhe nje detaj tjeter. Pjesa dermuese e te pandehurve qe kryenin sherbim ne burgun e Drenoves per nje periudhe te konsiderueshme nuk e njihnin rregulloren e burgut apo skemen e sigurise, por edhe nese e kishin nje njohuri te tille asnjeri prej tyre nuk kishte vepruar ne baze te sigurise, çka la te kuptohej se kontrollet apo mbarvajtja e punes ne burgun e sigurise se larte ishte nje rutine e perditshme.Ky detaj doli gjate kohes kur te pandehurit po thoshin fjalen e fundit perpara se trupi gjykues te jape edhe vendimin mbi ta, ku gjate pyetjeve te gjyqtarit mbi funksionin e tyre rezultoi se asnjeri prej tyre nuk e kish zbatuar skemen e sigurise.Per shkak te tejkalimit te afateve kohore te seances, gjykata nuk mundi te marre dite e sotme nje vendim dhe çmoi shtyrjen e saj per ne datën 13 mars, ku pritet te jape edhe vendimin ndaj gardianeve,kujtojme se dy senaca me pare Prokuroria kerkoi shpalljen fajtor te tyre dhe denimin ne total me 21 vjet e 8 muaj burg.