Rama takim me biznesin fason në Krujë: Gati paketa për fasonët

Në respektim të marrëveshjes së arritur në Kuvend mes PS-LSI dhjetorin e kaluar, qeveria shqiptare ka gati paketën e re fiskale për biznesin fason që shumë shpejt do të votohet në Kuvend.Ka qenë kryeministri, Edi Rama, i cili ndërsa u ndal në dy bizese fason në Kruje, konfirmoi se paketa integrale që do t'i vijë në ndihmë këtij biznesi është tashmë gati.“Ne po përgatisim një paketë të plotë për industrinë fason, sepse duam të shfrytëzojmë edhe faktin që është një mënyrë investimi shumë e shpejtë dhe punësimin e ka shumë të shpejtë. Ky sektor mund të ketë punësim në shifra shumë të larta, ndërkohë që përballemi me shumë kërkesa edhe nga bizneset që duan të shtrihen, edhe nga jashtë po shtohet interesi.Tani jemi në fazën finale që t’i kthejmë në një paketë të re masash, për të mbështetur industrinë fason dhe për të bërë të mundur që nga njëra anë, bizneset ekzistuese të shtrihen e të zgjerohen dhe të mund të shkojnë drejt ciklit të mbyllur, siç e keni ju, nga ana tjetër, edhe ata që janë të interesuar të vijnë, të mos kenë pengesa burokratike,” – u shpreh Kryeministri.Paketa e posaçme për biznesin fason ishte një kusht që socialistët u detyruan ti plotësonin LSI-së vitin e kaluar, kur kjo focrë politike refuzoi të votonte taksimin në 15% të këtij bizesi.LSI ra dakord të tërhiqej nga amendamenti që kërkonte që biznesi fason të vazhdonte të taksohej në masën 10 përqind, duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartonte një paketë të plotë masash fiskale që parashikon lehtësira fiskale , subvensione si dhe lehtësimin e proçedurave administrative për këtë biznes.)