Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste (FOTO)
Në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në mbështetje të plotë të policisë së shtetit janë arrestuar 7 persona si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri.
Operacioni është zhvilluar në 4 qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd ndërsa mes të arrestuarve ndodhen edhe 2 imamë.
Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka theksuar se janë arrestuar imami i xhamisë tek Unaza e Re në Tiranë Genc Balla dhe imami në Xhaminë e Mëzezit Bujar Hysa.
"Gjykata për Krime të rënda ka vendosur masën e sigurimit personal për personat e mëposhtës: Genci Sami Balla i datëlindjes 79, lindur dhe banues në Librazhd, i vetëshpallur imam i xhamisë së unazës së re në Tiranë, i paautorizuar nga komuniteti mysliman shqiptar me rolin e organizatorit Bujar Ssllan Hysa 71, banues në mëzez tiranë i vetëshpallur imam i xhamisë së mëzezit i paautorizuar nga komuniteti mysliman, me rolin e organizatorit" tha Beçi.)Gjithashtu sipas Beçit janë arrestuar edhe shtetasit Edmond Balla, Zeqir Ymeri, Verdi Morava me rolin e financuesit, Fadil Myslimani dhe Astrit Hajdar Tola në rolin e ndihmësit.
Sipas prokurorisë të krimeve të rënda të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal Shqiptar.
Sipas Prokurorisë, Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri, 3 të tjerët Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.
Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të gjykatës, u ushtrua kontroll në disa ambjente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtarinë e tyre këta persona.
Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.Kjo është hera e parë që pas vrasjes së sekretarit të Komunitetit Mysliman disa vite më pare, që prangat bien në duart e drejtuesve të besimit mysliman në Shqipëri nën akuzën e rekrutimit dhe mbështetjes në shërbim të terrorizmit.Krahas të arrestuarve me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë sekuestruar edhe materiale kompromentuese, përfshirë këtu edhe armë në Tiranë, Librazhd dhe Pogradec.Policia informacione shtese mbi operacionin per arrestimin celulës terroristeNë vijim të informacionit të publikuar gjatë deklaratë së përbashkët për shtyp, lidhur me arrestimin e shtatë personave, të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri Ju bëjmë me dije se:Në kuadër të operacionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me strukturat e specializuara ne Luftën kundër Akteve Terroriste në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, u ekzekutuan vendimet e Gjykatës për Krimet e Rënda për shtetasit e mëposhtëm, si të dyshuar për veprën penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, si dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.Në këtë kuadër u arrestuan shtetasit :1. Genci Sami BALLA, vjeç 35, lindur e banues në Librazhd, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator)
2. Bujar Asllan Hysa, vjeç 43, lindur në fshatin Bastar, Tiranë e banues në Mëzes, Tiranë, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator)
3. Edmond Shaban Balla, vjeç 25, lindur e banues në Elbasan. (Organizator)
4. Zeqir Isuf Imeri, vjeç 34, lindur në Dibër e banues në Yrshek, Tiranë. (Organizator, pjesëmarrës)
5. Verdi Dielli Morava, vjeç 48, lindur e banues në Tiranë, (Financues)
6. Fadil Adem Muslimani (Dervishi), vjeç 53, lindur e banues në Elbasan. (Ndihmës)
7. Astrit Hajdar Tola, vjeç 42, lindur në Dibër e banues në Mëzes – Tiranë. (Ndihmës)
Po ashtu u bë ekzekutimi i masës së Sigurisë Arrest në Burg në mungesë për pesë shtetas, të cilët ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në Siri e Turqi dhe konkretisht:1. Gerti Isuf Pashja, vjeç 30, lindur dhe banues në Peqin, (Organizator)
2. Shkëlzen Fari Dumani, vjeç 39, lindur në Dibër e banues në Laprakë, Tiranë. (Organizator, Financues)
3. Shyqyri Maliq Kaca, i datëlindjes 27.05.1966, lindur në Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezes, Tiranë. (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)
4. Almir Xhevair Daci, i datëlindjes 01.08.1983, lindur e banues ne Leshnice, Pogradec. Ky shtetas ka qenë i vetëshpallur Imam i Xhamisë Leshnicë , Komuna Çerrave - Pogradec, me detyre Imam i Xhamisë te Leshnicë, Pogradec, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.( (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)
5. Medi Xhafer Manallari, i datëlindjes 15.06.1949, lindur në Radomirë, Dibër e banues në Unaza e Re, Tiranë. (Financues, Pjesëmarrës)
Me 20 tetor të 2013, Medi Manallari, do të publikonte një video, ku gjatë urimit të festës së Kurban Bajramit nga vija e frontit, bënte thirrje për ta ndihmuar popullin e Sirisë.“Jemi të varfër, por jemi më të fuqishëm me Zotin”, thotë ai.)Operacioni për arrestimin e rekrutuesve të luftëtarëve për Siri, arrestohet 37-vjeçariNë vijim të operacionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i 7 personave, si të dyshuar që rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri, aktualisht u bë i mundur arrestimi i shtetasit Orion Sami Reçi, 37, lindur në Zodjan, Peshkopi e banues Tiranë (Ndihmës). Ky shtetas ishte në ndjekje nga strukturat e policisë dhe kapja e tij u bë e mundur në afërsi të banesës së tij në Tiranë.Për shtetasin Orion Reçi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, si i dyshuar për veprën penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, si dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” . Nderkohe vijojnë hetimet dhe operacioni i policisë në këtë kuadër.