Fier, anëtarët braktisin FRD-në, i bashkohen PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2014, 09:50
Rreth 1000 anëtarë të Frymës së Re Demokratike dega Fier, i janë bashkuar Partisë Demokratike.Kreu aktual Llazar Kolici deklaroi nga selia e FRD, largimin e tij dhe të pjesës më të madhe të anëtarëve të kësaj partie për t`ju bashkuar forcës së djathtë politike.Ai u shpreh kundër politikës që po ndjek qendra kur tha se FRD ka braktisur programin e saj dhe është kthyer në shtojcë të Partisë Socialiste.Anëtaret e FRD-së në Fier nëpërmjet zërit të kreut të tyre, Llazar Kolici njohin dhe mbështesin Partinë Demokratike si të vetmen forcë të djathtë.Për ta, brenda strukturave të FRD nuk funksionon demokracia dhe zëri i interesave të tyre nuk dëgjohet nga qendra.