Aksident në Kurbin, mjeti përplas kalimtarin, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur, ndërsa është përplasur nga një automjet. Aksidenti është regjistruar në orët e pasdites në Kurbin, në rrugën e vjetër Mamurras-Thumanë, ku një automjet tip 'Benz' ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një kalimtar, më pas ka goditur dhe një avlli.Avni Sela 45-vjeç nga Fushë Mamurrasi ka mbetur i plagosur rëndë nga përplasja e mjetit, ndërsa është trasnportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, të cilët kanë shoqëruar në komisariat edhe drejtuesin e automjetit, Skënder Koliqi, banor i Mamurrasit.Sipas policise dhe eksperteve, shkak i aksidentit mendohet te jete humbja e kontrollit te drejtuesit te automjetit.