Pas abuzimeve BE i beson fondet komunitetit, OJF "përjashtohen" nga fondet për fëmijët rom

Bashkimi Europian ia beson fondet për komunitetin rom dhe egjiptian për herë të parë një Shoqate rome.Duke marë parasysh faktin se shpesh herë projektet e BE-së për këtë komunitet nuk kanë qenë të efektshme, këtë radhë projekti për parandalimin e trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve rom i është besuar një OJQ-je rome.Yngve Engstrom, këshilltar i BE-së në vendin tonë deklaroi se çështja e romëve është një ndër prioritet që kërkohen nga Shqipëria për integrimin.“Çështja e minoriteteve është pjesë e rëndësishme e prioriteteve për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.Nga aspekti financiar ne kemi dhënë 3.5 milion euro dhe do të rrisim këto fonde. E veçanta këtë radhë është se ky projekt këtë radhë do të zbatohet nga një OJQ rome. Kemi pasur ankesa se nuk ia besonim këtyre shoqatave projektet për këtë komunitet dhe urojmë që këtë radhë të kemi efektet e duhura”tha ai.Kreu i kësaj Shoqate, Skënder Veliu, u shpreh se ky projekt synon që të parandalojë fenomenin e migrimit dhe trafikimit të fëmijëve të mitur rom.Projekti për nxitjen e përfshirjes sociale të komuniteteve rome në Shqipëri do të zgjasë 18 muaj dhe do të zbatohet në rajonet e Gjirokastrës ,Delvinës, Sarandës dhe Korçës.