Marrëveshje bashkëpunimi mes KQZ-së së Shqipërisë dhe Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.Në emër të KQZ-së, Marrëveshjen e nënshkroi Kryetarja, Lefterije Luzi, kurse në emër të KQZ-së së Kosovës nënshkroi Kryetarja,  Valdete Daka.Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila vjen pas një sërë eksperiencash të suksesshme kontributi dhe asistence të ndërsjellë,  synon ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjes së efiçencës së punës institucionale në të gjitha aspektet e organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi u shpreh se duke marrë parasysh lidhjet tradicionale histaorike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në çdo fushë, jemi të bindur se një bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë do t’i shërbejë rritjes së performancës të administratave zgjedhore të dy institucioneve.Nga ana e saj Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka u shpreh se, ky memorandum bashkëpunimi  ka  për  qëllim  ngritjen  estandardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjessë  eficencës së  punës institucionale  dhe modernizimit  të  tëgjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimittë zgjedhjeve. “Ne do  të angazhohemi  bashkërisht  për  bashkëpunim  tëndërsjelltë  institucional;  në  organizimin  e  aktiviteteve  meinteres  të  përbashkët  në  shërbim  të  shkëmbimit  tëeksperiancave zgjedhore” tha ajo.Përmes kësaj marrëveshje të dy institucionet, angazhohen bashkërisht për bashkëpunim të ndërsjelltë institucional, organizimin e  aktiviteteve me interes të përbashkët për shkëmbimin e eksperiencave zgjedhore.Komisionet Qendrore të Zgjedhjeve të të dy vendeve  do të organizojnë aktivitete të përbashkëta si: tryeza të rrumbullakëta, konferenca, projekte e studime, si dhe çdo formë tjetër bashkëpunimi, që do të gjendet dhe do të gjykohet me përfitim për të dyja palët.