Acarohet Kuvendi, Meta: Si trembem askujt. PD lë sallën, Paloka: Ju rrëzojmë si diktaturën

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes opozitë dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta për shkak të shtyrjes së seancës së të enjtes.Deputetët e opozitës kanë akuzuar mazhorancës se kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe ligjin duke shtyrë seancën plenare.Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka treguar edhe arsyet se përse nuk u mblodh Parlamenti të enjten e kaluar.“Lidhur me seancën e ditës së enjte që qënka ngritur ky shqetësim kaq u madh dua të japë disa shpjegime objektive. Ditën  e mërkurë Parlamenti u mblodh në një seancë të posaçme për të dëgjuar presidentin e republikës së Italisë. Dita e hënë sot ishte parashikuar më parë për seancë plenare pasi ditën e enjte 14 deputetë nga mazhoranca dhe opozita do të jenë në  Strasburg në një takim me delegacion e Parlamentit Europian dhe shumica e projektligjeve ishin në proces për t`u miratuar të enjten e kaluar nuk ishin përfunduar në komisione prandaj unë gjykova të mos mblidheshim vetëm për të miratuar procesverbalin” u shpreh Meta.Ruçi: Opozita s`ka çështje dhe gjen sebepNdërsa kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi u shpreh se opozita nuk ka dhënë asnjë kontribut në komisionet parlamentare ndërsa akuzat e saj se të enjten është mbyllur Parlamenti janë vetëm një retorikë.“Është e disajta herë që ndodh që në fillim të seancës ajo që s`ka bërë vaki të ndodhë në Parlament që prej 23 vjetësh. Këtu flitet për të drejtën e fjalës dhe shpërdorohet fjala. Flitet për procedura parlamentare dhe veprohet kundër çdo lloj procedure parlamentare. Flitet për parlamentarizëm dhe shkelet parlamentarizmi nga fillimi deri në fund. Flitet për demokraci parlamentare, flitet për Kushtetutshmëri dhe shkelet e drejta kushtetuese e ushtrimit të sovranit në sallën e Parlamentit. Parlamentin nuk e ka mby llur askush. Parlamenti  ka qënë i hapur por ju e dini që Parlamenti funksionin me një program, një kalendar dhe një rend dite.Dhe ju e dini mirë që pjesa e funksionimit të Parlamentit janë edhe komisionet parlamentare që I paraprijnë rendit të ditës së Parlamentit. Po ju nuk e dini ses`kini sesi ta dini kontributi i opozitës në përgatitjen e seancës plenare në komisionet parlamentare është inekzistent.Dhe ju hapni rendin e ditës së enjte. Lexoni axhendën që ka miratuar ky parlament. Komisionet parlamentare në asnjë pikë të axhendës nuk ka përfunduar punën e vet edhe si rezultat i moskontributit tuaj.  Jemi mbledhur në seancë dhe nuk është regjistruar asnjë emër nga opozita dhe të gjithë kërkojnë të marrin fjalën në emër të fjalës së lirë.  Kjo është ta shpërdorosh fjalën e lirë. Ajo që predikohet është për të gjetur sebep. S`keni çështje dhe doni të kepeni pas të ashtëquajturës se është mbyllur Parlamenti. Predikohet se këtu kërkohet konflikt politik. Pikërisht kjo është që kërkohet konflikt politik" tha Ruçi. META replikë me opozitën“Ju keni ardhur këtu për të prishur seancën. Për të abuzuar me tolerancën maksimale sepse keni dy orë që flisni në kundërshtim me rregulloren. Unë do të vazhdojë me çështjen e dytë të rendit të ditës dhe ju keni të drejtën tuaj të veproni si të doni.Nuk e merrni dot peng funksionimin e Kuvendit sado që të flisni për Kushtetutën dhe rregulloren” tha Meta.Paloka: Gjithçka po shkon keq e më keqPas debateve, deputetët e opozitës janë larguar nga seanca ndërsa kreu i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh jashtë Parlamentit se gjithçka po shkon keq e më keq pas shkeljes së Kushtetutës nga mazhoranca.“Nuk e kemi bojkotuar parlamentin e kemi thënë disa herë por nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë Parlament. Aty shkelet në çdo moment  rregullorja. E dëgjuat kryetarin e Parlamentit kur tha se kështu e mendova unë për të enjten dhe nuk bëra seancë.   Çdo gjë ka kaluar çdo kufi. Një kryetar Parlamenti thotë se nuk e jap fjalën për procedura kur rregullorja e ka të detyrueshme që çdo deputetë e marrë fjalën për procedurë. Çdo gjë po shkon keq e mos  më keq. Po kur shkelet kushtetuta e ligjet kuptoni se çfarë mund të presin shqiptarët nga ky parlament. Sigurisht protesta e qytetarëve ka nisur për arsyet e tyre, për reagim ndaj veprimeve që po ndërmerr kjo mazhorancë dhe mesa shihet vetëm do të rritet. Këta do të jenë të detyruar për përballen me pasojat” tha Paloka.