"Lufta" në Kuvend për krimin, Rama: Policia në detyrë; Topalli: Betejë e humbur
Interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për rendin dhe sigurinë ka rikthyer në Kuvend deputetët e opozitës, të cilët lanë më herët sallën nën pretendimin se po shkelet rregullorja e parlamentit.Deputetja Jozefina Topalli në nisje të fjalës së saj tha se vendin po e merr krimi. Sipas saj qytetarët ndihen të pasigurtë, pasi vetëm në muajin janar ka pasur 30 shpërthime me tritol.
“Mediat raportojnë për masakra me tritol, në makina, dyqane, shtëpi, komisariate, shpërthime në restorante, të zgjerdhurve vendorë, biznesmenëve, makinave të zonjave. Shqipërinë po e merr krimi. tritoli u bë modë, i dhuruat qytetarëve si modele të qerverisjes suaj hedhjen në herë të ndërtesave e banesaver me tritol”, tha Topalli.Ndersa kryeministri Rama dhënien e llogarisë nga foltorja e parlamentit e nisi me shprehjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-zëvendës.ministrit të Brendshëm Ferdinad Poni.“Fillimisht përfitoj nga rasti për tu shprehur ju, grupit parlamentar të PD-së ngushëllimet e mia për humbjen e mikut dhe kolegut tuaj Ferdinand Poni.Të rroni vetë!”tha Rama.
Duke ju kthyer arsyes se pse ishte thirrur në interpelancë, Kryeministri deklaroi se ishte pikërisht rritja e pasigurisë dhe rendit në vend që shqiptarët me votë plebishiptare rrëzuan qeverisjen e djathtë. I bindur se shifrat mbi vrasjet janë ulur me 1/3 krahasuar me të njëjëtn periudhë të qeverisjes së djathtë, Rama akuzoi opozitën se e la policinë e shtetit në një katrahurë totale.“Do ta nis me dy fakte, e para dhe këtu e ftoj zonjën.Jozefinë të ndajmë bashkë kënaqësinë që qeveria nuk i shmanget asnjë interpelance parlamentare. Është arritje e padiskutushme e 23 qershorit të shkuar që i dha fund abuzimit të kuvendit me opozitën në sallë. E dyta mu këtu në këtë foltore lideri juaj ka kërkuar që do kërkojë ndjesë publike në rast se shifra jozyrtare e të vdekurve mbi 50 vetë që sipas partisë tuaj janë vrarë me armë zjarri nga mesi i shtatorit deri në mesin e janarit do rezultonte e pavërtetë. Kjo është dita që Jozefina të kërkojë ndjesë në emër të Saliaut për lojën makabre politike me shifra qëllimisht të fryra vrasjesh, pasi deri në fund të shkurtit numri i viktimave është më pak se 50, ndërsa numri ivrasjeve është 43. Ndërkohë që për të njëjtën periudhë kur qeverisnit ju viktimat kanë qenë 73 dhe vrasjet 64. Pra dhe pse s’jemi të kënaqur me çkemi arritur, kemi ulur me 1/3 edhe numrin e vrasjeve edhe të viktimave. Ju edhe për gjendjen e policisë së shtetit si për çdo gjë bëni sikur keni rënë nga qielli, sikur nuk ishit ju që u larguat nga qeveria me votë plebishiptare se e latë këtë vend në mëshirën e pasigurisë totale, sikur nuk ishit ju që e latë policinë me moshën më të vjetër mesatare, me mbi 70% të trupës me arsim të mesëm që tmerron se për ju policia ishte një mundësi për asistencë sociale për të papunët sesa forca e shtetit në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike” deklaroi Kryeministri.Duke u ndalur tek akuzat për rastet me shpërthim tritoli, Rama tha se tritoli nuk është sëmundje e re, ka ekzistuar edhe më parë.“Opozita sot nuk ka moral të gjykojë punën e kësaj qeverie, kur u largua nga qeveria duke lënë këtë vend në mëshirën e pasigurisë totale, policinë e shtetit me moshën më të vjetër të mesatares në rajon dhe Europë, të rrënuar, të demotivuar, të tkurrur në numrin më të ulët për frymë popullsie në rajon dhe Europë. Qëllimi qeverisë është të bëjë shtet, ndërsa shtoi se “nuk jemi të pagabueshëm dhe të përsosur”. Tritoli nuk është sëmundje e re, ka ekzistuar edhe më parë. Shikoni shifrat në 2013 nga 87 raste, 60% e tyre në kohën tuaj. Në godinën e Ministrisë së Brendshme 44 persona që drejtpërdrejt ishin anëtarë të forumeve të Partisë Demokratike dhe kishin lidhje gjaku me shtatmadhërinë tuaj kanë marrë rrogën vetëm për këtë meritë. Nuk po vazhdoj listën e drejtuesve të policisë pa arsimin përkatës, me studime veterinare, ju i bëtë veterinerët drejtues policie, me shkollën e fiskulturës. 70% e policiëve tuaj ishin me shkollë të mesme.Kjo qeveri ka për qëllim ta rilindë policinë e shtetit” tha ai.Më herët Kuvendi ka miratuar me shumicë të cilësuar dy nga projektligjiet e rendësishme, atë për disa ndryshime në "Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin për amnistinë.
Dy projektligjet u votuan me 84 votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ishte e pranishme në sallën e Kuvendit. I vetmi që qëndroi në sallë ishte nënkryetari i parlamentit Ardian Turku, por nuk mori pjesë në votim.