Zbulohet nga policia me 250 kg drogë, trafikanti djeg mallin për të mos ia dorëzuar shtetit
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 250 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në aksin rrugor Kordhoc- Jergucat.Sipas policisë droga po transportohej me automjetin me targa YKP 3974 me drejtues shtetasin me inicialet R. B. i cili sapo vuri re që po ndiqej nga foract antitrafik, i vuri flakën makinës e u largua.Specialistët e antidrogës kanë njoftuar menjëherë zjarrëfiksen, por automjeti dhe sasia më e madhe e lëndës narkotike është djegur. Automjeti nuk kishte sediljet e pasme por kishte pako me lëndë narkotike në vendin e sediljeve.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e shtetasit R.B i cili e kishte marrë lëndën narkotike në Lazaratdhe po e transportonte drejt kufirit jeshil me Greqinë.