‘Fshehja fiskale arrin 50 % e PPB’, Konfindustria jep alarmin: Pasojat e paketës fiskale

Konfindustria shpreh shqetesimin per shkallen teper te larte te fshehjes fiskale prej pothuaj 50% te PPB, qe mbizoteron ne ekonomine shqiptare dhe qe rrezikon te shtohet me hyrjen ne fuqi te paketes fiskale 2014.Ne sondazhin e kryer nga Qendra e Studimeve te Konfindustrise ne muajin janar-shkurt 2014 mbi 70% e biznesit te madh dhe te mesem u shprehen, se paketa fiskale ne fuqi krijon kushtet per rritjen e metejshme te fshehjes fiskale.Sipas Konfindustrisë, perfundimi i mesiperm vjen nga rritja e veshtiresive ne leshimin e faturave ( pa dhe me TVSH) nga biznesi i vogel si pasoje e carjes se sistemit fiskal nepermjet ndryshimit prej 2 here te tatim fitimit ( 7.5-15%) perkatesisht per kategorite nen dhe mbi 8 milion leke qarkullim vjetor. Problematika e mesiperme ligjore e paketes fiskale 2014 ve ne veshtiresi te dukshme edhe performancen dhe rezultatet e institucioneve fiskale.Konfindustria nënvizon se shkalla e larte e fshehjes fiskale godet ashper bizneset e ligjshme nepermjet konkurences se pandershme dhe rrit dukshem veshtiresine e terheqjes se investimeve te huaja ne vend. Trysnia ne rritje e fshehjes fiskale te grumbulluar kalon ne drejtimin nga poshte lart te kategorive te biznesit dhe perfshin gjithe ekonomine kombetare.Veçanerisht e rende paraqitet gjendja ne sektorin e prodhimeve bujqesore dhe ushqimore ku kompanite e medha/supermarkete jane ne veshtiresi te medha financiare per shkak te fshehjes fiskale masive ne tregjet e hapura pothuajse krejtesisht jashte kontrollit fiskal, qe prodhojne konkurence te pandershme dhe me pasoja ne afatgjate.