Greqia na "jep një dorë" për turizmin, ministrja Gjermeni takon në Athinë homologen greke
Greqia do ti ofrojë mbështetje Shqipërisë për zhvillimin e turizmit.Kjo është konfirmuar gjatë vizitës që Ministrja, Eglantina Gjermeni, ka zhvilluar në shtetin helen ku po mer pjesë në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë në Athinë mbi strategjinë e zhvillimit të zonave bregdetare.

Ministrja Gjermeni zhvilloi një takim të veçantë me homologen e turizmit, Olga Kefaloniani, me të cilën u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes 2 vendeve në fushën e turizmit. Gjermeni deklaroi se shteti grek do ti ofrojë vendit tonë ndihmë në aspektin e promovimit apo trajnimit të operatorëve turistikë.
Konferenca e Nivelit të Lartë për zhvillimin e zonave bregdetare synon diskutimin mbi mundësitë dhe sfidat për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike të sektorit të turizmit atij detar dhe zonave bregdetare.Strategjia e BE-së për zhvillimin e turizmit në zonat bregdetare përcakton 14 veprime konkrete në nivel evropian dhe propozon një numër rekomandimesh për shtetet anëtare, autoritetet lokale dhe rajonale dhe aktorëve të industrisë së turizmit . Sot sektori i Turizmit në Evropë punëson rreth 3,2 milion njerëz.