Rrëfehet nëna e 37-vjeçares: Edlira në depresion pasi humbi fëmijën, 'toka' e ndau me burrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2014, 21:51
Nëna e Edlira Dobrushit ka treguar arsyen e vërtetë se përse vajza e saj është detyruar të vrasë tre vajzat e mitura paraditen e së dielës në Lecco të Italisë.Ajo tregon se mes vajzës dhe bashkëshortit të saj Bashkimit ka patur konflikte prej kohësh. Sipas saj kanë qenë kushtet e këqija ekonomiko-sociale, të cilat e kanë detyruar Edlirën të merrte vendimin fatal.Mes dhimbjes dhe lotëve, nëna e Edlirës, Altie Çoba, tregon se toka është bërë shkaku kryesor i grindjes dhe më pas divorcit me Bashkimin.Çifti Edlira dhe Bashkim Dobrushi ishin bashkë prej rreth 15 vitesh, ku patën dhe tre vajza, të cilat u vranë nga e ëma e tyre, Edlira.