Vrasja e mistershme e Aurora Trashanit, ngjarja rikthehet për hetim në Prokurorinë e Tiranës
Dosja e vrasjes së juristes, Aurora Trashani, e cila u masakrua me thika 1 shkurtin e 2011-ës në apartamentin e saj, është rikthyer për rihetim në Prokurorinë e Tiranes, pas pezullimit të hetimeve për mungesë provash.Informacionet e siguruara kohët e fundit nga policia në rrugë operative, kanë bërë që organi i akuzës të nisë hetimet.Sipas hetimeve ka dyshime të forta që vrasësi të jetë i dashuri i Trashanit, i cili ndodhet në Gjermani.Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se ditën e vrasjes ai kishte ardhur në Shqipëri dhe tre ditë pas vrasjes ai është larguar nga vendi jonë.Përveç kësaj është arritur që në banesën ku ndodhi vrasja janë gjendur disa prova të reja,të cilat do të shërbejnë për të vërtetuar dyshimet e ngritura nga grupi hetimor.