“Ben Qimja” bie sërish në pranga, arrestohet për llogari të drejtësisë italiane

Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja” ka rënë sërish në prangat e policisë. Personazhi i shumëpërfolur në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri u arrestua në Fier falë një operacioni të Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier.Pasi ja ka dalë ndër vite që ti shpëtojë drejtësisë shqiptare, këtë herë 45-vjeçari i njohur si “i forti i Fierit” është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.Policia e shtetit njoftoi zyrtarisht se ndaj këtij shtetasi nga Interpol Roma është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos me vendim të datës 22.06.2010 ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.“Ben Qimja” është arrestuar edhe më parë nga autoritetet shqiptare nën akuzë për disa vepra kriminale, por historia e tij bëji bujë në vitin 2009, pasi gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e la të lirë për mungesë provash.Emri i Arben Isufajt u rikthye në qendër të vëmendjes më pas në vitin 2002, kur prokuroria e akuzoi për vrasjen e Pirro Koçiut, por pas ekspertizes se kryer ne Angli, gjykata e ka nxjerre te pa implikuar ne atë ngjarje.Tashmë 45-vjeçari fierak do të përballet me drejtësinë italiane ku veç trafikut të drogës, akuzohet edhe për veprën penale të vrasjes.