Gjendet i vdekur "bosi" i drogës, Shpendi Basha u qëllua me 3 plumba në trup
Është ekzekutuar me tre plumba në trup, një prej kultivuesve më të mëdhenj të drogës në Lazarat, Shpendi Basha. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e njohur si kthesa e Kërcullës, ku 25-vjeçari u gjet i pajetë në anë të rrugës nga një bari i zones.Ky i fundit ka lajmëruar edhe forcat e policisë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Trupi i viktimës u transportua drejt morgut të spitalit rajonal ku ju nënshtrua ekspertizës-mjekoligjore, sipas të cilës 25-vjeçari është qëlluar me tre plumba pistolete, një në dorë, një pas koke dhe një mbi veshka, të cilët i kanë shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.Sipas të dhënave të policisë, mendohet se pista kryesore e kësaj ngjarje është prishja e pazareve të “biznesit” të lëndëve narkotike, ndërsa vijon puna nga blutë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 25-vjeçarit.