Projektet për Monumentet e Kulturës, Ministria takim me ekspertë e investitorë të huaj
Për të shpëtuar nga shkatërrimi objektet dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës së bashku me eskpertë të huaj kërkojnë që jo vetëm pushteti qëndror por dhe bashkitë e kumunat të marrin kompetencat e tyre për mbrojtjen e këtyre aseteve kulturore.Por investimi i të huajve ose marrja e projekteve të BE kërkon që këto objekte të kenë një studim fizibilitet dhe mjaft detaje teknike për ti garantuar investitorët mbi rëndësinë dhe arsyet përse duhet restauruar një objekt.Projekti i Lubjanës, i nisur nga ministria e kulturës ka nxitur një diskutim të përbashkët me ekspertë qëndror dhe vendor të cilët bënë të ditur se do të krijohet një listë për ndërhyjet më emegjente.Arsyeja përse duhet të punohet me studime të tilla të detajuar, thanë ekspertët është të mos përsëritet i njëjti rast ku kisha në Vlash të Elbasanit që është dhunuar, nuk ka marrë ende fonde nga investitorët për shkak se tek ky objekt fetar nuk kishte të dhëna të mjaftueshme dhe studime mbi rëndësinë dhe gjendjen e tij.