Tirana “kaos” edhe të dielën, shoferët shkelin lirshëm rregullat e qarkullimit
Edhe pse është e dielë dhe presupozohet që trafiku në Tiranë të paktën këtë ditë të jetë normal,në realitet ndodh krejt e kundërta. Tirana vazhdon të jetë një rrëmujë e madhe sa i përket qarkullimit rrugor.Në kryqëzimet dhe rrugët kryesore të kryqytetit shikon drejtues mjetesh të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kalimi me ngjyrë të kuqe i semaforit ,shkelja e vijave të bardha nga shoferët,ndalimi aty ku tabela tregon të kundërtën, parkimi dysh, janë panorama që ti jep çdo ditë Tirana.Pavarësisht se policia rrugore e Tiranës ka marrë përsipër dhe ka angazhim të përmirësojë qarkullimin, duket se nuk ndodh e kundërta. Në shumicën e rasteve efektivet nuk janë aty ku duhet të jenë,duke e kthyer levizjen me makinë në kryeqytet një makth.Dhe se kjo është e disata herë që Ora News ngre këtë problematikë,nga ana e policisë rrugore nuk ka patur asnjë reagim. Megjithatë kamera jonë do të sjellë me shpesh në fokus një problematikë të tillë ,e cila është mjaft shqetësuese për qytetarët e Tiranës.