Vritet me thika pronari i lokalit në Tiranë, policia arreston autorin

Një sherr banal i nisur disa ditë më parë për volumin e muzikës në një bar mes dy të rinjve ka çuar në vrasjen e një personi në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut rreth ores 04:30 minuta, pikërisht në rrugën  “Vaso Pasha”. Si pasojë  ka mbëtur i vdekur  Elton Pojani 36 vjeç pronar i një bari në këtë zonë.Policia e Tiranës ka arrestuar si autor të dyshuar të kësaj ngjarje 29-vjeçarin Maren Tufa,  i cili ishte frekuentues i rregullt i këtij bari dhe banues i kësaj lagjje.Dëshmitarë të cilët e njihnin autorin dhe viktimën, shpjeguan se dy pe rsonat disa ditë më parë kishin pasur një diskutim banal. Në patrullimin rutinë të policisë në rrugën “Vaso Pasha”, Elton Pojanit i është thënë që duhet të ulë muzikën, pasi po prishte qetësinë publike.Por zbatimi i urdhërit të policisë nuk është pritur mirë nga klienti Maren Tufa, i cili ka kërkuar llogari për volumin e ulët.  Ndërkohë që mbrëmjen e të shtunës Tufa është rikthyer përsëri tek bari, duke e mbajtur mend zënkën. Në diskutim e sipër me viktimën ai ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë 36-vjeçarin Pojani.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë mundur të arrestojnë autorin. Ndërsa një ambulancë ka çuar në spitalin e Traumës 36-vjeçarin,i cili nuk mundi t`i mbijetojë plagësve të marra.Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen ku pista kryesore është ajo e konfliktit të nisur ditë më parë, të cilin autori nuk e ka kapërdirë dot, duke e masakruar me thikë 36-vjeçarin.Megjithatë nuk janë përjashtuar nga hetimi edhe pista të tjera si ajo e një konflikti të çastit , apo edhe të mbartura duke qënë se autori me viktimën jetonin në të njëjtën lagje.Me rëndësi për hetimin do të jetë marrja në pyetje e 29-vjeçarit, pasi dëshmia e tij do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë dhe motivet që e çuan atë në kryerjen e këtij krimi makabër.