Sekuestrohet drogë në Durrës, vinte nga Lazarati, do të transportohej në Itali

Rreth 1 ton ëndë narkotike është sekuestruar sot nga policia e Durrësit.Sipas informacioneve, droga është sekuestruar në një furgon të braktisur tek Gjiri i Lalzit.Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe do të dërgohej në port me destinacion vendin fqinj, Italinë.Mësohet se trafikantët kanë mundur të largohen pasi kanë pikasur efektivat e policisë duke braktisur edhe furgonin me lëndë narkotike.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të drogës.