Gjendet i pajetë në Mal të Zi 34-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitje

Një 34-vjeçar nga Burreli është gjetur i pajetë në Mal të Zi.Erjon Ibrahimi është gjetur i vdekur në pellg me ujë ndërsa dyshohet se ai është grabitur.34-vjeçari i cili punonte si specialist transporti pranë Bashkisë së Burrelit kishte shkuar me pushime në Malin e Zi.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.