Qëndrimi i Shqipërisë për krizën në Ukrainë, Kodheli: Kundër Rusisë, Bumçi: Qëndrimi i vonuar

Përsa i përket situatës në Ukrainë, i gjithë faktori politik në vend  ka një qëndrim të unifikuar që përkon me atë të aleatëve euro-atlantik. Për tu degjuar dhe rakorduar  mbi qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, në komisionin parlamentar të jashtëm, ishte e ftuar Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila ka theksuar se qeveria shqiptare dënon ndërhyrjen ruse ndërsa mbron sovranitetin territorial të Ukrainës."Shqipëria e ka ndjekur që në fillim krizën në Ukrainë, përmes MPJ, qeveria e ka dënuar ndërhyrjen ruse në Kiev. Shqipëria është në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës” tha Kodheli.Për shak të natyrës delikate të diskutimeve, në komision mediat u lejuan vetëm në pjesën e parë. Por si në shumë raste debate nuk ka munguar dhe këtë herë, ku në përfundim të mbledhjes Deputeti i Partise Demorkatike Aldo Bumçi, hodhi dritë mbi diskutimet, ndërsa theskoi se heshtja e kryeministrit dhe reagimi me vonese i MJ, kanë zbehur mesazhin e Shqipërisë.Ministrja e mbrojtjes u thirr në Komisonin e Jashtëm me kërkese të deputetit socialist Ben Blushi,  për arsyen se në të shkuarën Shqipëria është detyruar të ketë një qëndrim afër një pale ose një pale tjetër, ndaj Parlamenti ketë radhe mund ta ndihmojë atë në këtë vendimarrje.