OSBE: Dy rryma për reformën territoriale, Rauning: Rruga teknike dhe bashkëpunimi politik
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Raunig ka kërkuar përfshirjen e të gjithë aktorëve politik për realizimin e reformës territoriale.Në një konferencë për shtyp sëbashku me ministrin e çështjeve vendore Bledi Çuçi, ambasadori i OSBE-së theksoi se kjo reformën kërkon ede konsensusin e opozitës.“Kuptohet që është një reformë mbarëkombëtare. Është një reformë ku përfshihet i gjithë territori i Shqipërisë, prandaj duhet të jetë një proces shumëpërfshirës. Të gjithë aktorët e Shqipërisë duhet të përfshihen në këtë proces. Teknika e procesit është profesionale, siç është planifikuar. Janë dy rryma: rryma teknike e implementimit të projektit dhe rryma politike ku duhet të kemi një konsensus, një marrëveshje dhe një pjesëmarrje të të gjithë aktorëve në Shqipëri” tha ambasadori.Ndërsa ministri për çështjet vendore Çuçi nënvizoi vullnetin e qeverusë për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e kësaj reforme."Unë i garantova të gjithë ambasadorët se qeveria është e bindur se është një nga reformat më të rëndësishme që duhet bërë. Besoj se të gjithë ranë dakord që është një nga reformat që i duhet Shqipërisë dhe i garantova vullnetin e palëkundur që opozita duhet të jetë pjesë e kësaj reforme aq më tepër që opozita nuk ka kundërshtim për reformën, por kundërshtimete saj janë vetëm politike. Unë mendoj se duhet ta ndajmë politikën nga nevoja që ka Shqipëria për një rindarje territoriale" tha Çuçi.Ministri Çuçi zhvilloi sot një takim informues me ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të përfaqësuara në Shqipëri dhe disa organizata ndërkombëtare me hapat që janë marrë dhe do të merren në reformën administrativo-territoriale.