Kthyen kënetën në tokë bujqësore, paditen 7 zyrtarë lokalë të komunës Shëngjin

Shtatë zyrtarë lokalë në Shëngjin të Lezhës përfshirë edhe kryetarin e Komunës dhe tre janë topografë janë marrë nën akuzë nga Prokuroria e këtij qyteti, të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, këta persona akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet, duke shndërruar tokën kënetore në zonën turistike të Kunës, në Shëngjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve, (në dokumente kanë shënuar se këto prona u janë kthyer vite me parë, por realisht dokumentet janë bërë tani, pasi në atë zone nuk ka pasur asnjëherë tokë bujqësore).Banorët, të cilët janë bërë "pronarë" me dokumentet e hartuar nga këta shtetas, kanë nisur ta mbushin me inerte për t’i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim. Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, një pjese u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore.MASAT E SIGURISE PER TE PANDEHURITNë kuadër të këtij hetimi, pas kerkeses se Prokurorise, nga ana e Gjykates se shkallës së parë Lezhe me vendimet e dates 05. 03. 2014, eshte vendosur qe te caktohet masa sigurimi:S. Kaçaj me detyrë kryetar i komunës Shengjin eshte caktuar masa e sigurimit detyrim paraqitjeN. Prelaj me detyre ish- kryetar i fshatit Ishull Shengjin eshte caktuar masa e sigurimit arrest ne burg (masa e arrestit e ekzekutuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit).F. Licaj me detyre shefi i sektorit te kadastres, prane Komunes Shengjin eshte caktuar masa e sigurimit arrest ne burg (masa e arrestit e ekzekutuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit).L. Palokaj, me detyre topograf masa eshte caktuar masa e sigurimit arrest ne shtepiA. Mali, me detyre topografe masa eshte caktuar masa e sigurimit detyrim paraqitjeD. Marku me detyre topografe eshte caktuar masa e sigurimit arrest ne shtepiGj. Mandreca me detyre arkiviste prane Keshillit te Qarkut Lezhe me detyre topografe eshte caktuar masa e sigurimit pezullim nga detyraL.Mirukaj me detyre specialiste prane Drejtorise se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes, Qarku Lezhe, me detyre topografe pezullim nga detyraNdërsa janë shpallur në kërkim:Sh. Gerdhata, me detyrë shef i sektorit të mbrojtjes së tokës në Lezhë i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg ne mungeseA.Gjini, me detyrë ish-sekretar i Komunës Shëngjin i ëhstë caktuar masa e sigurisë arrest me burg ne mungese