Ishte dënuar 24 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 42-vjeçari nga Kukësi

Ekstradohet nga Athina një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, rreth orës 17:30 të pasdites së sotme u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tone i shtetasit shqiptar Sokol Sinani, 42 vjeç, nga Kukësi.Ekstradimi i 42-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin Nr. 104, datë 29.10.1996, e ka dënuar këtë shtetas me 24 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278/2, të Kodit Penal.Shtetasi Sokol Sinani sëbashku me vëllain e tij Afrim Sinani akuzohen për veprën penale të vrasjes së shtetasit Naim Sinani për motive hakmarrje.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datë 29.08.2011 Sokol Sinani, është arrestuar në qytetin e Selanikut në Greqi, nga autoritetet policore greke, me qellim ekstradimi në vendin tonë.Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.