Inva Mula në Tonight: Vlerësimi për artistë si Vaçja, kërkon thellësi dhe reflektim të madh
Inva Mula shprehet në Tonight Ilva Tare se vlerësimi për artistë si Vaçe Zela dhe rolin e tyre gjatë diktaturës duhet bërë në një moment tjetër, pasi është një temë që kërkon thellësi dhe reflektim më të madh.Inva Mula rrëfen marrëdhënien me vajzën e vogël Nina, bashkëshortin Ramadanin dhe projektet për kerrierën.“Është koha që artistët të kthehen në një zë inkurajues për ta parë Shqipërinë nga një këndvështrim tjetër”thote ajo.Intervista e plote:Çfarë ndjen një artiste si ju kur me apo pa dashje, edhe kur nuk e ka patur ndoshta mision apo rol të saj, kthehet në imazhin e Shqipërisë?Është përgjegjësi shumë e madhe. Nuk do të thoja që është peshë e rëndë për arsye se kthehet në një mënyrë të të shprehuri, në mënyrë jetese. Kthehet në një detyrë e cila nuk është paracaktuar por e cila rrjedh kaq natyrshëm dhe pastaj ti ke një përgjegjësi shumë të madhe se mbart mbi vete imazhin e një vendi i cili diku ka dhe problemet e veta por ti ke për detyrë të nxjerrësh më të bukurën e këtij imazhi, më të bukurën e këtij vendi.Si e keni parë këtë transformimin, evoluimin e imazhit të shqiptarëve jashtë vendit?Ka qenë një periudhë shumë e gjatë, do të thoja, e cila ka patur dhe shumë etapa të rëndësishme. Nëse fillimi ishte mosnjohja e vërtetë e Shqipërisë nga të gjithë, pasi unë kam qenë ndoshta brezi i parë që kam dalë nga një Shqipëri e lirë do të thoja, dhe ishte shumë e vështirë të vendosja vetveten, ku gjendesha. Në rradhë të parë unë kisha nevojë të vendosja vetveten profesionalisht dhe mendoj, kur ke një profesion, kur kapesh fort pas një profesioni, pas një qëllimi, vetvetiu çdo gjë rrjedh shumë natyrshëm dhe mënyra se si unë e prezantova Shqipërinë, me dashje apo pa dashje, pati dhe ajo shkallët e veta në raport me karrierën time. Sigurisht që fillimi në çdo teatër ku unë kam interpretuar ishte pak i vështirë , se në çdo teatër ndoshta kam qenë dhe them 90% kam qenë artistja e parë shqiptare që hapja një teatër. Edhe ai ka patur një lloj paragjykimi. Në këto vite kjo ka filluar të jetë një gjë shumë e natyrshme dhe artistët shqiptarë mendoj që janë pararojë e këtij vendi. Janë ata që japin imazhin më të shkëlqyer të Shqipërisë dhe them me plotë gojën që Shqipëria është me shumë fat pasi megjithë problemet që ka, di akoma të fabrikojë talente të cilët na nderojnë kudo.Si e shpjegoni kaq shumë talent?Kam filluar të studioj dhe kam patur mundësi edhe të diskutoj me kolegët e mi. Unë mendoj që në rradhë të parë në Shqipëri është një kryqëzim shumë i bukur: Lindje-Perëndim, gjeografikisht. Kjo ka rëndësinë e vetë. Në rradhë të dytë mendoj që këtu në Shqipëri krijohen, se dhe talenti është si puna e farës që hidhet diku, dhe banania rritet në një klimë të caktuar dhe ndoshta klima shqiptare, klima e mesdheut favorizon edhe talentet dhe zërat e bukur dhe njerëz shumë muzikalë, me sensibilitet të madh. Mendoj që kjo lidhet dhe me njollën gjeografike ku ne ndodhemi por do të thoja që ne kemi trashëguar, ndonëse shkolla shqiptare e muzikës klasike është një shkollë e cila ka lindur dhe është formuar shumë vonë, mendoj që brezat e parë që hodhën themelet e kësaj shkolle kanë qenë breza të vërtetë, breza që megjithëse sot profesorët tanë ndoshta nuk jetojnë më, kanë lënë një shkollë shumë të mirë e cila vazhdon edhe të japë prodhimet e veta.Në një intervistë tuajën për një gazetë ruse, ju thoni që jeni shqiptare në karakter por për nga durimi jeni sllave. Si mund të ma shpjegoni këtë ?Ky është dhe një interpretim tepër personal ndoshta i gazetarit, mënyra se si ka përkthyer. Kam qenë në një koncert të fundit në Moskë, në një koncert i jashtëzakonshëm ku interpretoja arjet më të mira të repertorit tim, me një orkestër, Filarmonia e Moskës që është një nga orkestrat mitike dhe kishte shumë gazetarë të cilët erdhën dhe donin të më intervistonin dhe unë isha shumë e lumtur që të tregoja që pikërisht edhe prindërit e mi dhe kolegët e prindërve të mi, vinin pikërisht nga kjo shkolla ruse që është një shkollë e jashtëzakonshme. Këmbëngulja, vullneti dhe puna vjen pikërisht nga tradita e kësaj shkollës ruse e cila edukon artistë në rradhë të parë, artistë që dinë të punojnë, jo artistë që kënaqen me talentin e tyre dhe ndoshta e lënë rrugën në gjysmë.Mund t’i thoni edhe artistëve të rinj që talenti është i rëndësishëm por puna është më e rëndësishme...Absolutisht. Në një raport një me dhjetë, është një talent dhe nëntë punë dhe kjo është e vërtetuar absolutisht. Një talent mund të ketë një rrugë shumë të mirë, mund të ketë një nismë shumë të mirë por që pa diskutim pa punë nuk arrin dot të bëjë asgjë.Kohët e fundit kemi humbur shumë artistë. Një ndër to ishte dhe Vaçe Zela. Unë gjeta një mesazh që ju kishit bërë ditën që ajo u nda nga jeta që shkruanit se ka qenë një divë absolute, ishte modeli dhe ëndërra juaj...Edhe ishte një rrjedhë, një koiçidencë e trishtueshme, ju thoni biologjike, por nuk e di pse në muajin shkurt u nda nga jeta Vaçe Zela, profesor Ibrahim Madhi, Laver Bariu, Skënder Sallaku dhe disa artistë të tjerë, çdo 2-3 ditë ndodhte ndonjë gjë. Vërtetë ishte një trishtim shumë i madh. Ne jemi rritur me këta artistë, jemi edukuar me to dhe jemi me vërtetë borxhli për ato ndjenja të forta që ato kanë shkaktuar, të paktën në brezin tim. Në momentin që mora vesh për humbjen e Vaçe Zelës, isha gjatë provave në Vienë dhe u nxitova që të shkruaja diçka për të dhe gjëja që më ra ndër mend ishte pikërisht që ajo ishte modeli për mua. Në fëmijërinë time unë fillova të këndoj shumë herët dhe ishte si një model se mundohesha ta kopjoja ato momente, mundohesha të bëja gjithçka që ajo kishte dhe ajo kishte të veçantën që ndoshta i jepet vetëm një njeriu në një brez. Ajo ishte një divë absolute, lindi e tillë. Në çdo shtet , në çdo komb, me çdo gjuhë dhe në çdo periudhë që ajo do lindte, do ishte e tillë. Ndodhi që ishte në Shqipëri dhe ishte fati jonë.Në Shqipëri pati shumë vlerësim, homazh për vlerat e saj si artiste por dhe polemika, sigurisht pas ceremonisë së përcjelljes së Vaçe Zelës, jo për Vaçen më tepër se sa për rolin që kanë patur artistët gjatë kohës së komunizmit. Ju personalisht si mendoni, a duhet bërë një trajtim, një studim, një vlerësim i rolit që kanë patur artistët në atë kohë dhe a janë ata përgjegjës për atë që është kosideruar si makineria e propagandës së diktaturës?Tani kjo është një temë e cila kërkon shumë hapësirë, kërkon të jemi të thellë, kërkon një reflektim shumë të madh dhe mendoj që unë me dy fjali nuk mund të përkufizoj dhe nuk mund të jap konceptin tim në lidhje me të. Sigurisht që do vijë një moment, sigurisht një nuk është momenti tani dhe nuk ishte moment. Mbas Vaçes duhet të kishte vetëm tinguj dhe lule, nuk kishte nevojë për fjalë, ndoshta mund të vijë një moment tjetër ku mund të diskutojnë me gjakftohtësi, s’ka nevojë të jemi kaq shqiptarë ashtu siç jemi por do dëshiroja që të flas njëherë tjetër për këtë, ndoshta dhe me kolegë ku të rrahim dhe mendimet . E vetmja gjë që mund të them, ishte një humbje shumë e madhe që gjithë këta artistë ikën për disa ditë dhe humbëm diçka nga arti jonë.Ka edhe një kritikë që artistët vlerësohen, brenda Shqipërisë, me fjalë shumë të bukura kur ndahen nga jeta por gjatë kohës kur janë ende në jetë, shteti apo autoritetet që mund të bëjnë diçka për ta janë inegzistente, kujtohen vetëm ditën e ngushëllimit.Ndoshta në një moment të tillë, ne duhet të diskutojmë si mund t’i trajtojmë artistët shqiptarë për arsye se unë shikoj që një artist i cili bën një karrierë jashtë Shqipërisë, konsiderohet nga vendi ku ai bën karrierën, është një artist i cili edhe për punën që bën, arrin të bëjë një jetë normale, një jetë që të mos ketë probleme as për spitalin , as për ilaçet, as për pensionin por të jetë një njeri, një artist i cili të jetojë denjësisht. Kjo që i mungon artistëve shqiptarë. Them që për këtë gjë ka shumë shumë për të folur.Edhe pas lindjes së vajzës suaj të vogël , Nina, pas një muaj e gjysmë ju jeni kthyer në skenë. Ishte dëshira për të vazhduar karrierën apo është artistja brenda jush që ka një konflikt me mamanë?Jo, unë nuk u mundova të konfliktoj pasi këtë eksperiencë e kisha bërë edhe më përpara. Në momentet që djali im ishte i vogël dhe karriera ime filloi me hapa shumë të mëdha dhe ishin vështirësitë e fillimit të një karriere akoma të pastabilizuar, domethënë kisha një eksperiencë shumë të mirë dhe dija çfarë doja dhe dija çfarë bëja. Në momentin që lindi Nina e vogël, unë i kisha tashmë kontratat dhe kontratat janë të nënshkruara gjithmonë 3-4 vite më përpara. Unë mendova vetëm një gjë. A mund ta bëj nga ana fizike? A jam në gjëndje ta bëj? Nga ana psikologjike nuk kisha asnjë gjë që më pengonte pasi ishte një gjë e përjetuar më parë dhe karriera ime tashmë nuk ishte në pikëpyetje, ishte një gjë e stabilizuar dhe isha e justifikuar. Nëse do dilja pak më keq, do thonin: Po mbas lindjes, nënë e re” . Kështu që nuk e kisha fare këtë problem. E vetmja gjë ishte fizikisht nëse do ta përballoja. Mendova, deri sa kontratat i kam, unë do ta provoj. Nëse mundem, do ta bëj . Nuk e shtyva veten drejt të pamundurës që të isha e sfilitur në skenë. Isha shumë e lumtur që arrija të bëja diçka që ndoshta të tjerët nuk e kishin bërë që të vija në skenë shumë shpejt dhe me një formë edhe fizike edhe vokale. Nuk është se unë isha ambicioze që duhet të arrija diçka por kisha dëshirë të arrija diçka të cilën të tjerët nuk e kishin bërë dhe provova që çdo gjë është e mundur.Si është Inva me Ninën e vogël, çfarë të ka sjellë në jetë?Sigurisht një fëmijë të sjell në jetë në rradhë të parë një lumturi e cila nuk shpjegohet. Ajo vetëm përjetohet. Jam shumë e lumtur që pata këtë fat të kem dy fëmijë të dy gjeneratave të ndryshme pasi kam një djalë i cili është tashmë në universitet me të cilin mund të komunikoj dhe kam një bashkëbisedim prej shoku të vërtetë dhe kam një vajzë të vogël e cila po fillon të flasë, e cila po mëson për herë të parë çfarë është buka, çfarë është piruni, çfarë është fjala ‘faleminderit’ dhe çfarë është fjala ‘të dua’. Më bukur se kaq nuk mund të ketë për një grua, për një familje, ndoshta nuk i gjej fjalët, ato janë vetëm përjetime të mrekullueshme.Nina e vogël kujt i ngjan?Nina më shumë i ngjan babit të vet.Djali studion për shkenca politike në Londër. Ishte zgjedhja e tij?Ishte një zgjedhje e çuditshme që edhe unë vetë jam çuditur. Antoni është një muzikant shumë i mirë. Sigurisht ai ka dëshirën për të qenë artist akoma dhe ishte në mëdyshje. Është djalë që studion shumë mirë në shkollë. Ishte në mëdyshje të vazhdonte rrugën e artit apo të bënte një universitet prestigjoz për të patur më shumë mundësi në jetë, për të parë mënyra të tjera, për të qenë në një profesion tjetër që nuk lidhej drejtpërdrejt me profesionin e prindërve. Dhe nuk është zgjedhja e tij si disa fëmijë të tjerë të cilët janë mërzitur nga profesioni që bëjnë prindërit dhe duan absolutisht të shkojnë diku tjetër. Këto gjëra kanë ndodhur dhe unë kam shumë fëmijë artistësh të cilët nuk duan më të vazhdojnë rrugën e artit se kanë parë ndoshta edhe prindërit pak të stresuar ose të lodhur nga profesioni që bëjnë. Jo, ai gjithnjë e dëshiron artin, ëndërra e tij është të jetë artist por ngaqë është djalë me shumë kërkesa, ka dëshirë të bëjë një universitet të mirë dhe pastaj të shikojë çfarë mund të zgjedhë në jetë.Ku jetoni aktualisht?Unë jetoj kudo dhe në asnjë vend. Jetoj atje ku kam kontratat edhe kjo është një nga pjesët e vështira të profesionit ku çdo muaj duhet të udhëtoj dhe Nina e vogël nuk ka akoma dhomën e vetë. Nuk e kemi krijuar për arsye se ka qenë që kur ka lindur vetëm në lëvizje. Sigurisht unë kam një shtëpi në Paris por tani që edhe djali nuk është më në Paris, nuk kam asnjë dëshirë të shkoj në Paris.Përveç aktiviteteve, e keni një shtëpi bazë ku besoj qëndroni me bashkëshortin apo vetëm në udhëtim gjithë kohës?Jemi në udhëtim. Sigurisht kemi edhe një shtëpi bazë që është bërë kohët e fundit në Dubai. Dubai të ofron disa gjëra të cilat nuk t’i ofron një vend tjetër. Në rradhë të parë të ofron diellin në kohën e dimrit edhe një klimë shumë të mirë. Unë jam një njeri që kam qejf të shikoj një qiell blu dhe kam qejf të kem rrezet e diellit. Kam nevojë për dritën, kam nevojë për energjinë e diellit dhe atje e gjej këtë.Axhenda juaj, shumë e ngarkuar? Për këtë vit, vitin e ardhshëm? Si e keni?Shumë e ngarkuar. Unë vij siç e thashë edhe më parë nga opera e Vienës ku është një teatër i jashtëzakonshëm, është një shans për artistët të jenë pjesë e një produksioni në opera në Vienë pasi Viena jeton me muzikën . Arti atje nuk është një luks, është një dosmosdoshmëri, është një mënyrë jetese. Artisti bëhet pjesë e kësaj mënyre jetese dhe ndihet jashtëzakonisht mirë. Meqë folëm më parë për artistët, a ka më bukur që balerini i parë i operas së Vienës është shqiptar dhe quhet Eno Peçi? Ka gjë më të bukur se kjo? Ka krenari më të madhe se kjo? Prandaj nëse do shikojmë për imazhin e Shqipërisë, imazhi i Shqipërise është edhe Eno Peçi.Po të mos kishte qenë filmi hollivudian, “Elementi i pestë”, do ishit Inva Mula që jeni sot?Filmi ka patur një rëndësi shumë të madhe për të bërë emrin e Invës të njohur për publikun e gjerë, për publikun që nuk ndjek muzikën klasike por që është publiku i madh, ai publiku i ekranit i cili është publiku më demokratik, atje ku shkon mesazhi shumë më shpejt. Impakti i filmit në profesionin tim si këngëtare operistike nuk ka patur absolutisht asnjë ndikim pasi bëhet fjalë për dy kategori që nuk lidhen me njëra-tjetrën por ka patur një rëndësi shumë të madhe që shumë të rinj kanë ardhur në opera për të parë Invën në shfaqje pasi e kishin parë në film dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe por në drejtim të karrierës dhe të emrit, jo.Deri në ç’vit keni shfaqje të rezervuara?Tani që flasim unë kam kontratat për tre vitet e ardhshme dhe në çdo moment them, ndoshta këtë vit duhet ta pakësoj por nuk po arrij , nuk po arrij të vë frena në karrierën time.Kështu që është e kotë t’ju pyes nëse po mendoni një moment të merrni pak pauzë ose ndoshta të filloni të mendoni largimin e butë nga skena?Po largimi i butë nga skena do vijë vetvetiu dhe unë nuk e di në ç’moment. Mund të vijë dhe një ditë dhe do them sot do ta mbyll se ndoshta do jetë një moment ku do them, dëshiroj që ta mbyll në kulmin e suksesit dhe jo në një karrierë që fillon të perëndojë për kushte komplet natyrale do thoja. Akoma nuk e kam menduar, ndoshta do vijë një ditë, ndoshta do vazhdoj si të tjerët, ka shumë këngëtarë që kanë vazhduar të këndojnë deri shumë vonë por them që çdo gjë ka sensin e masës dhe ajo është gjëja më e mirë.Si po ju shkon marrrëdhënia me Ethem Ramadanin?Sigurisht që ne kemi krijuar familjen tonë. Jemi shumë të lumtur dhe në çdo moment themi, Zot na lër kështu siç jemi se jemi shumë mirë.Lajmet në shtypin e shkruar për predhën e Luftës së Dytë Botërore, ishin të vërteta?Po po, ishin të vërteta dhe shumë serioze por nuk merren seriozisht nga njerëzit që duhet ta marrin seriozisht, që kanë përgjegjësinë për këtë gjë.Pra ka qenë një rrezik real?Ka qenë një rrezik real. Ne na ndodhi diçka në udhëtimin tonë, që kishim shumë dëshirë të shikonim Shqipërinë dhe kemi shumë dëshirë që ta zbulojmë nga bregdeti pasi e dimë që mungojnë rrugët për ta parë Shqipërinë nga bregdeti por po ta shikosh nga pjesa e detit, është e jashtëzakonshme. Është shumë e bukur. Një nga pikat ishte edhe afër Sarandës ku ne shkonim për t’u larë dhe gjetëm një plazh i cili ishte shumë afër nga vendi ku kishim hedhur spirancën dhe ishte një plazh i improvizuar por që ndodheshin të paktën 300-400 pushues. Në momentin që ne hidhemi për t’u larë në det, zbulojmë që atje ishte një objekt i cili të krijonte dyshime. U hodhën edhe marinarët e anijes për ta parë dhe vërtetuan që ishte një objekt i vjetër, ndoshta një predhë nga Lufta e Dytë Botërore. Aty pastaj u munduam që të thërrasim njerëzit që ishin kompetentë për këtë. Patëm fatim që të ishim të ndihmuar shumë nga Auron Tare i cili dërgoi menjëherë një ekspeditë e cila nuk ishte fare për të zbuluar predhat por për të zbuluar bregdetin tonë dhe patëm telefonata nga kompetentët por predha, jam e bindur që është përëri atje dhe ato pushues janë përsëri atje dhe një ditë mund të rrezikojnë jetën si çdo gjë e papërgjegjshme këtu, që njerëzit nuk marrin përgjegjësinë për atë që shohin por e anashkalojnë.E ke menduar ndonjëherë vdekjen? Të tremb?Po më bën disa pyetje që duhet të rrimë ndoshta një natë për të folur për të. Vdekja është një gjë shumë e natyrshme. Derisa është e natyrshme, derisa ne nuk e ndryshojmë dot, derisa është për të gjithë njëlloj, them që nuk më tremb.Ju kanë ndihmuar në këtë mënyrë të adresuari të fenomeneve të jetës edhe meditimet?Sigurisht, sigurisht kjo është një pjesë e cila më ka ndihmuar shumë. Edhe studimet që ne kemi bërë, ato që kemi lexuar për të parë si kemi ardhur në këtë botë, çfarë jemi, jo vetëm ne por universi dhe nëse futesh në këto kanale, nëse lexon, nëse studion dhe nëse edhe komunikon në këtë formë me miqtë, me partnerët, me të afërmit, çdo gjë është shumë.... minimizohet edhe vdekja.Në një nga intervistat tuaja të fundit, i drejtoheshit bashkëshortit tuaj me emrin, ‘zoti Ramadani’ Është një shoqëri që ka shumë qejf në fakt që të komentojë për deklarata sidomos për jetën private. Ideja ishte se ju treguat një lloj distance. Kështu i drejtoheni bashkëshortit?Jo, s’kishte asnjë lidhje distance. Tani si mund t’i drejtohem? Unë jam person publik dhe nuk mund t’i tregoja njerëzve që “burri im”, “bashkëshorti im” apo “babai i fëmijës sim”. Nuk e gjeta, nuk e futa dot në një epitet që më dukej të paktën romantik që ta prezantoja përpara publikut dhe iu drejtova ashtu siç publiku e njihte, zoti Ramadani, ishte fare e thjeshtë por njerëzit mund ta marrin si të duan, për mua s’ka rëndësi.Ju jeni angazhuar me fondacionin Vodafone Albania dhe më parë por këtë rradhë më bëri përshtypje, ishte një eveniment i veçantë, një bamirësi për të verbërit. Janë rreth 11 mijë në Shqipëri të cilët falë darkës së organizuar mund të kenë dhe një mundësi prej fondeve të mbledhura për të patur një program audio në internet që në gjuhën shqipe nuk egziston ende. Si e përjetuat, si shkoi darka?Kur m’u propozua nga Albi Greva që është dhe Drejtori i Fondacionit Vodafone, as nuk mendova që do thoja jo. Mendova vetëm çfarë mund të bëjmë që të bëjmë një darkë të mrekullueshme ku do ketë fonde për këtë qëllim që ishte një qëllim i mrekullueshëm për të ndihmuar njerëzit e verbër. Unë shkova për të ndihmuar por më ndihmuan të tjerët mua. Për arsye se ishte një gjë kaq e ndjerë, ishte një gjë kaq e bukur, ishte një gjë kaq shpirtërore. Aty pashë vërtet çfarë force të brendshme kanë këto njerëz. Aty kishte shumë artistë të verbër, çfarë force të brendshme, çfarë talenti, çfarë pune bëjnë ato për të arritur të integrohen në shoqëri! U vura në një pozitë të vështirë, u vura në një konkurrencë me artistët e verbër dhe ne kënduam në errësirë dhe aty pashë se çfarë pune duhet të bëjë njeriu për t’u përqëndruar te vetvetja, për të dhënë më të mirën e vetvetes, për të hequr pikërisht atë pjesën e sipërfaqshme që ka artisti apo atë pjesë e cila është gjëja më.... ato gjeste, ato gjëra që nuk japin asgjë nga vetvetja dhe ajo darkë më mësoi mua shumë gjëra. Do t’ju bëj një shembull. Janë dy vajza të cilat kanë mbaruar akademinë e arteve. Njëra vazhdon doktoraturën me studime të jashtëzakonshme, studime shumë të thella që ato po bëjnë dhe bënë një interpretim. Të dyja kanë kënduar këngën “The Prayer” të Celine Dion dhe Andrea Bocellit. Ishte një interpretim i shkëlqyer, unë nuk e kam parë një interpretim të tillë nga dy vajza që nuk shohin, mund ta imagjinoni dot çfarë talentesh janë?A mendoni se ka ardhur momenti që artistë të kalibrit tuaj, të kenë një zë, një opinion, qëndrim , kritikë ndaj zhvillimeve të vendit dhe të mos kenë frikë ta thonë atë sepse mund ta ndihmonit vendin?Absolutisht, unë mendoj që roli i artistit dhe roli i intelektualit është i tillë i cili duhet të jetë pararojë. Duhet të jetë i guximshëm, duhet të jetë pararojë, po kjo është shumë personale. Mendoj që ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të jenë aktivë në jetën politike, sociale por ne mund të inkurajojmë pikërisht zërat të cilët vijnë edhe nga jashtë Shqipërisë për ta parë Shqipërinë nga një këndvështrim tjetër.