Basha merr pjesë në Kongresin e PPE, zgjidhet kandidati për President në KE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (EPP) që mbahet me 6 dhe 7 mars në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Basha shoqërohet edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Gert Bogdani.Ky Kongres shënon fillimin e fushatës zgjedhore të PPE-së në nivel të Bashkimit Europian, për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian që mbahen këtë vit.Në Kongres, do të diskutohet mbi programin zgjedhor të PPE-së si dhe do të zgjidhet kandidati i saj për President të Komisionit Europian.PPE është partia më e madhe në nivel politik europian. PPE ka 73 parti anëtare nga 39 vende, presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, 12 kryetar shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së dhe 6 jo anëtare, 13 komisionerë të Komisionit Europian dhe Grupin më të madh në Parlamentin Europian.