Naço prezanton draftin e ri për gjykatat: Ja si “shmanget” KLD në vlerësimin e gjyqtarëve

Ministria e drejtësisë ka gati një projekligj të ri për vlerësimin e gjyqtarëve në Shqipëri me qëllim që ky proces mos të jetë vetëm kompetencë  e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga ky proces. Kjo është bërë e ditur nga vetë ministri i drejtësisë Nasip Naço, gjatë analizës së Gjykatës së Tiranës, për vitin që lamë pas. Përveç kësaj numri 1 i drejtësisë ka kërkuar nga gjyqtarët e Tiranës,përfundimin në afat të proceseve gjyqsore.

"Gjykata e Tiranës është në fokus për shkak të perceptimit të publikut, duhet punë më e madhe për ndryshimin e mendimit.   Vendimet gjyqësore duhen shpallur brenda afateve dhe duhet transparence më e madhe, pasi është në nivel të ulët. Në portalin online të Ministrisë së Drejtësisë, ankesat për gjyqësorin janë të shumta.  Duhet të forcojmë pavarësinë e institucioneve të pavarura në vendin tonë” shtoi ministri Naço.

I pranishëm në analizë e gjykatës së kryeqytetit ishte i pranishëm edhe zv.kryetari i KLD Elvis Cefa,i cili e vuri theksin tek trasparenca.“Gjykata e Tiranës  është mjaft e rëndësishme. Publiku nuk ka besim tek drejtësia por duhet punuar për ta ndryshuar këtë gjë.  Publiku ka nevojë për transparence prandaj dhe duhet përmirësuar mënyra e drejtimit të një procesi gjyqësor. Gjykata nuk duhet të përdoret si taktikë mbrojtjeje nga palët në proceset gjyqësore” tha ai.Kryetari i gjykatës së Tiranës Fatri Islamaj përsëriti edhe njëherë mungesën e ambjenteve dhe personelit."Duhet rritje të  numrit të gjyqtarëve dhe të personelit. Problem mbetet mungesa e sallave të gjyqit dhe seancat vazhdojnë të bëhen në zyra" tha ai.Për vitin që lamë pas gjykata në gjykatën e Tiranës janë regjistruar 36 800 çështje, ku janë përfunduar 28 436 dhe mbartur për këtë vit 8 364. Të gjitha këto çështje janë gjykuar nga 70 gjyqtarë që janë në dispozicion të dy dhomave asaj penale dhe civile.