Rama feston 7 Marsin në Lice, mësuesit ankohen për kushtet e mungesën e ambjenteve
Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Në të gjithë vendin zhvillohen sot aktivitete të ndryshme ku nderohet dhe respektohet puna dhe kontributi i mijëra arsimtarëve për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit nga Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë.Në fjalën e tij, Rama theksoi Liceu Artistik dhe Universiteti i Arteve duhet të trajtohen ndryshe. “T`i japim një shtysë për përmirësimin e kushteve, cilësisë së procesit dhe bazës materiale” tha Rama.Gjithashtu, kryeministri shtoi se Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion të kulturës shuma të konsiderueshme.“Ky program është një sfidë shumë e madhe. Janë 1.4 miliardë euro për artin dhe kulturën europiane. Kjo është një mundësi që ka krijuar BE-ja”, ka theksuar Rama.Ndërkaq ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e saj tha se, në këto muajt e fundit ministria paradite ka funksionuar për administratën ndërsa pasdite për shkollat e artit.Ndërkohë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka uruar mësuesit nga qyteti i Elbasanit.Kjo datë e ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjetore shqipe të Korçës e cila u themelua më 7 mars 1887.