Iu gjet arsenal me lëndë eksplozive në banesë, Gjykata e Tiranës lë në burg pa afat Taf Balilajn
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Tafë Balilajn, i cili u arrestua pak ditë më pare pasi në banesën e tij u gjetën një arsenal lëndësh eksplozive dhe armësh.Në seancën e sotme gjyqësore, avokati mbrojtës i 75-vjeçarit kërkoi që klientit të tij ti bëhet një ekzaminim psiqik.Gjithashtu avokati e ka cilësuar të paligjshëm kontrollin në banesën e 75-vjeçarit pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë vendimin për ushtrimin e këtij kontrolli.Ndërkohë 75-vjeçari është shpehur në polici se ka shitur pjesë të arsenalit të lëndëve eksplozive, por vetëm per persona që më kanë kërkuar që të hapnin malin.“Kallëpet e tritolit i kam të ruajtura që nga viti 1997, kohë kur i kam marrë nga një depo ushtarake në këtë zonë, pranë banesës sime. Sa herë kisha një porosi, përgatisja kallëpet e tritolit në bazë të kërkesës së porositësit” ka theksuar ai para grupit hetimor gjatë marrjes në pyetje75-vjeçari Tafë Balilaj u arrestua disa ditë më parë në banesën e tij në Malësinë e Madhe pasi policia gjeti një bazë armësh e municionesh luftarake.Ne banesen e Tafe Balilaj u sekuestruan 238 kallepe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore si dhe 100 cope granata, 3 automatike.